Vebi Velija

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vebi Velija lindi më 28 Korik të vitit 1948,në fshatin Gradec të Gostivarit,Republika e Maqedonisë. Vebi Velija pas përfundimit të studimeve për ekonomi, e lidhi jetën e tij pothuajse për gati 38 vjet, me biznesin. Investimet e tij u shtrinë në Kroaci, Maqedoni, Shqipëri, Austri dhe më gjerë. Që në fillim të viteve ’90 ai ngriti një sërë sipërmarrjesh në Shqipëri dhe paralelisht me biznesin, ai ka qenë një kontribues në jetën kulturore-artistike në vendin tonë, përmes Fondacionit “Velija”. Vitet e fundit, ai themeloi Televizionin e parë Satelitor Shqiptar, Alsat, ekranin e mbarë shqiptarëve në rajonin e Ballkanit, por edhe në të gjithë botën. Në gjithe keto vite zoti Velija ka qënë pjesësmarës në shumë forume ekonomike dhe politike.