Veli Llakaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Veli Llakaj lindî më 18 shkurt 1935 nė Krahës, Tepelenë.

Kronikë e jetës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Në vitin 1951 mbaron shkollën 8-vjeçare në vendlindje.
  • Në vitet 1951-1954 punon në gjeologji e tregti në Memaliaj.
  • Në vitin 1954 shkon student në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, të cilën e mbaron më 1957 me rezultate të shkëlqyera dhe i jepet grada më e lartë toger.
  • Me mbarimin e shkollës në vitin 1957 emërohet në Shkollën e Bashkuar komandant Toge, detyrë të cilën e kryen deri në vitin 1960. Ndërkohë ka mbaruar dhe gjimnazin "Qemal Stafa", po në Tiranë.
  • Në vitet 1960-1963 punon instruktor në MMP, në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake;
  • Në vitet 1963-1966 kryen Akademinë Ushtarake për gjitharmësh. * Në vitet 1966-1967, shef shtabi i Br 5S Vlorë.
  • Në vitet 1967-1968, oficer drejtimi pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
  • Në vitet 1968-1971 është komandant i Brigades se Pare Tiranë.
  • Në vitet 1971-1972 , në Akademin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandant i Korpusit të Burrelit.
  • Në vitet1972-1974 është komandant i Korpusit të Parë të Mbrojtjes Bregdetare Fier.
  • Në vitin 1974 emërohet zëvendësministër i Parë dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, detyrë të cilën e kryen deri në vitin 1982.
  • Më 13 tetor 1982, Komiteti Qendror i bëhet gjyqi politik si "puçist" e bashkëpunëtor i Mehmet Shehut dhe dërgohet në Cërrik.
  • Ka mbaruar Fakultetin e Filozofisë dhe atë të Ekonomisë Politike pranë shkollës së lartë të Partisë në Tiranë.
  • Në vitet1974-1978 është deputet i Kuvendit Popullor në Zonën e Mallakastrës së Sipërme.
  • Në vitet 1978-1982 është deputet i zonës së Kurveleshit së Sipërm në Tepelenë.
  • Në vitet 1975-1982 është një nga 5 anëtarët e Këshillit te Lartë të Mbrojtjes.
  • Në vitet 1971-1982 ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së.
  • Në tetor 1982 dënohet për motive politike duke u përjashtuar nga Komiteti Qendror, partia dhe funksionet e larta shtetërore dhe emërohem në një repart në Cërrik dhe denigrohet familjarisht.
  • Nga viti 1995 e në vazhdim kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare "Bashkimi Antifashist i Shqipërisë".
  • Është pjesëmarrës që nga dita e parë dhe ka dhënë kontribut në çlirimin e Kosovës, në zonën Medvegjë-Bujanos e trevat shqiptare në Maqedoni.