Ventilatori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ventilatori i tavolinës

Ventilatori (nga lat. ventulus). Me ndihmën e këtyre pajisjeve elektrike bëhet ventilimi i hapësirave të mbyllura në objekte ndërtimore. Ky aparat vëhet në veprim me ndihmën elektromotorit asinkron me fuqi 10-100 W. Në boshtin e elektromorit është instaluar me mbërthim ventilatori i ndërtuar praj tre apo katër krahëve, të cilët vëhen në pkerrtësi prej 30°. Krahët e ventilatorit punohen prej plastikës apo prej llamarinës së aluminit. Elektromotori rrotullohet me shpejtësi 3000 rrotullime në minutë, shpejtësia e tij mund të rregullohet edhe me shkallëzime, duke përdorur ndërprerës me reostat.

Ventilatorët instalohen në mure, në hyrje të kanaleve për ventilim, në tavan dhe tavolina për rrymosje të mbyllur të dhomave. Drejtimi i rrymimit të ajrit varet nga drejtimi i lëvizjes së ventilatorit. Te disa ventilatorë drejtimi i rrymimit ndërron në mënyrë automatike.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Ventilatoret – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Ventilatoret elektrike – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe material multimediale