Vepra 2 (Ismail Kadare)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vepra 2 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri, viti 2008. Faqet e librit 440. ISBN 978-99943-42-43-3

Përmbajtja:

Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur (Roman).

Njëmbëdhjetë tregime të periudhës 1960-1970: 1. Në periferi pranë aeroportit 2. Perandori 3. Nudo 4. Treni dimëror i linjës së largët 5. Kënga 6. Prometeu 7. I vetmuari 8. Fatkeqësi nga Suzana 9. Stina dimërore e kafe "Rivierës" 10. Që të mbetet diçka nga Ana 11. Provokacioni

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, me të cilin hapet vëllimi i dytë i veprës së Kadaresë, është kujtuar për një kohë të gjatë si romani i parë i tij. Ky roman, falë të cilit autori i ri fitoi njohje ndërkombëtare, u botua më 1963, duke njohur më pas ribotime të shumta. Pjesën e dytë të këtij vëllimi e përbëjnë njëmbëdhjetë tregime, të shkruara e të botuara gjatë dhjetëvjeçarit 1960-1970.