Verrocchio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

ANDREA DEL VEREKIO (1436 - 1499)

Pas Donarellos njihet ndëër emrat më të spikatur të skulpturëës së Renesansës së hershme. Rjedhë nga një familje zanatlinjësh fiorentinas. ishte mësues i piktorit më të njohur Eruditit, kolosit, përkatësisht gjeniut të renesansës së lartë Leonardo da Viçi, piktorit i cili do të bëhet sinonim i vërtetë për pikturën italiane si dhe atë botërore. nga Donatello, Andrea shumë gjëra i huazoi e vveqmas ato partitura ku shprehet theksimi tensional përmes lëvizjes së figurës dhe shprehjes së saj. Specifiteti dhe talenti krijues i Verokios më së miri mund të vërehet në skulturën e "Davidit", ku shprehet gjallëria e madhe refinuese me veshje hijesuese, me një veshje si për balet, ndërsa pr nga pozicioni qëndrues dhe shikimi subtil, pledon me një valtare të hijshme - tërheqëse, e që në esencë dukshëm dallon nga krijuesit tjer të cilët këtë personalitet historik e trajtojnë si hero ngadhnjimtar lejendarë. Pos kokës së prerë të Goliatit i cili trajtohet nën këmbët e Davidit, asnjë element - atribut tjetër nuk e dshmonë vetë qëlimin e heroit i cili duhet të dalë n dyluftim me Goliatin.

Veq veprës së Davidit, Verokio realizon edhe disa kompozime njaftë të rëndësishme siç janë:"Shtatore femra", "Dy Madona", "Toma i Pabesë" si dhe vepra më e rëndësishme në tërë opusin skulptural të autorit "Përmendorja Katorsiale e Kondotier Koleonit" (1485), "Fëmija me delfin".

Ndonëse "Toma i pabesë" dhe "Krishti" mund të veçohen si kryevepra të opusit krijues të autorit, por pa dyshim një vepër tjetër e Verokios i cili pralajmëron një datë të re në historikun e skulpturës Itaiane është shtatorja kalorsiale e shkrirë në bronz, e "Bartoleum Koleoni" - Venedik. vepër kalorsiale cila fatkeqësisht nuk ësht arritur t përfubndohet nga dora e Verokios, ngase në fazën e shkrirjes së skulpturës ai sëmuret dhe pas një kohe të shkurtër vdes, duke mos e përjetësuar finalizimin e projektit aq të dëshiruar ku me admirim dhe përkushtim të madh i shtë qasur reaizimit duke arritur një forcë të jashtëzakonshme e plastike në mes të raporteve dikotonike të shfaqjes së gjallë dhe dramatike. duhet theksuar edh një detaj shumë interesant oër këtë projekt skulptural , ku shihet se sipas dëshirës së tij të fundit e lë një resatament të cilin e firmos para vdekjes. Në atë testament kundrohet dëshira e tij për përfundimin e plotë të projektit i cii i besohet nxënësit të tij Loreco di Kredit. ndonëse ishte nderë dhe respekt i pasaqshëm për Lorencën , ai megjithatë, nuk pranon, ngase ishte shumë skeptik përr një përfundim të plotë e të sukseshëm të projektit të ofruar. Andaj, më vonë vendos senati Venecian që punimet rreth përfundimit të plotë të vveprës t'i besohet Leopardit, i cili me sukses do ta përfundon.