Vetëvendosje!

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjilan: Aksioni për nënshkrimit të peticionit e Këshillit Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit!
Demonstrata në vitin 2007 në Prishtinë

Vetëvendosja lëvizje emancipues shqiptare. Përfaqësuesi politik Albin Kurti.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Zanafilla e Vetëvendosje!-s ndodhet në aktivitetet dhe aksionet e shumta të KAN-it (Rrjeti i Aksionit për Kosovën), që kishin për qëllim të krijojnë një qytetari aktive në Kosovë, të dedikuar në promovimin e vlerave universale në fushat e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë dhe drejtësisë sociale. Themeluar më 1997, nga një grup aktivistësh ndërkombëtarë me në krye shkrimtaren amerikane Alice Mead, tash Alice W. James, KAN fillimisht u vu në përkrahje të nismave qytetare kundër okupimit dhe diktaturës së Serbisë në Kosovë, siç është rasti me përkrahjen për Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP) dhe protestat joviolente të tyre për lirimin e objekteve dhe hapësirës universitare. Është vazhduar me dokumentimin e krimeve gjatë luftës, ndërsa kulminacionin e vet KAN e ka arritur gjatë viteve 1999 dhe 2000 me fushatën A-PAL (Albanian Prisoner Advocacy List) për lirimin e pengjeve të luftës. Në korrik të vitit 2003, është vendosur që KAN të ketë qendrën brenda në Kosovë dhe ta krijojë një rrjet edhe këtu. Që nga kjo kohë, me pjesëmarrje të konsiderueshmë të aktivistëve nga gjithë Kosova, KAN ka organizuar një vistër aktivitetesh në shërbim të fuqizimit të individëve anekënd Kosovës, dhe krijimit të një shoqërie dinamike dhe reprezentuese.

KAN ka organizuar peticionin në mbështje të zbardhjes së fatit të personave të rrëmbyer në Kosovë, duke mbledhur 236,311 nënshkrime; pastaj padëgjueshmërinë qytetare të familjeve të të pagjeturve (refuzimi i pagesës së tatimeve dhe shërbimeve publike), që ka filluar që nga 31 marsi i vitit të kaluar; po ashtu kemi bllokuar rrugë dhe udhëkryqe; kemi vendosur fotografitë e të pagjeturve në grilat e Kuvendit e Qeverisë së Kosovës; mandej, kemi publikuar nëpër çarçafë – të cilët çdo herë na i vodhi policia – akuzat ndaj personave përgjegjës për vrasjet dhe masakrat në Krushë të Vogël, Gjakovë dhe Reçak; etj.etj. Të gjitha këto janë bërë në bashkëpunim me familjarët e të pagjeturve.

Me 10 qershor 2004, me vërshëllima të pipave, muzikë dhe kartuqa të kuq, në protestën kundër Rezolutës 1244 dhe pikërisht me rastin e 5 vjetorit të saj, mbi 1.000 protestues rreth e rrotull ndërtesës së UNMIK-ut e shpallën veten Qytetarë dhe aktivistë. (Neve në Kosovë konsiderohemi vetëm si banorë, status ky që e gëzon edhe refugjati!) Ata lexuan Deklaratën Qytetare dhe u zotuan se do ta luftojnë regjimin antidemokratik të UNMIK-ut. (Kjo protestë paraqet zanafillën konceptuale të asaj që njihet sot si Lëvizja VETËVENDOSJE!) Pastaj është vazhduar me një turne nëpër qytetet e Kosovës duke projektuar sllajde me parulla kundër regjimit jodemokratik të UNMIK-t, në muret e pushtetit si dhe në ato publike.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]