Vezë të ziera sallatë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vezët zihen fort, futen në ujë të ftohtë që t'u qërohet kollaj lëvozhga, qërohen, priten në feta dhe vendosen bukur në pjatë. U hidhet sipër kripë, piper i zi i bluar, majdanoz i grirë hollë, vaj e uthull. Kjo sallatë bëhet më e shijshme në qoftë se në vend të vajit i vihet sipër salcë majoneze. Kjo sallatë zbukurohet dhe me feta domate.

Vezët mund të përgatiten dhe ndryshe. Zihen vezët surbull, ndahen përgjysëm me thikë nxirret me lugë veza e zier dhe hidhet në pjatë duke i shtuar kripë, piper, majdanoz.

Për 1 person :

  • vezë 1 ose 2,
  • vaj 1 lugë gjelle,
  • uthull 1 lugë gjelle,
  • kripë, piper, majdanoz 2 fije.