Vikingët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përhapja e Vikingëve nga shekulli i 8 deri në shekullin e 11.

Fjala Viking sot tregon popullatën e cila në Mesjetën e hershme jetonte në territorin e Skandinavisë, veçanërisht në territorin e sotëm të Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës. Shpesh është përdorur edhe emërtimi “Normanë” ( "Njerëzit e veriut"), por ai është përdorur më shpesh për ata vikingë të cilët pushtuan Normandinë e sotme, ashtu si edhe emërtimi “Varangianë” i cili është përdorur shpesh për kolonët mesjetarë skandinavë në Rusinë e sotme, Ukrainën dhe Perandorinë e dikurshme Bizantine.[1]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kohët e fundit ka edhe mendime që emri Viking duhet të përdoren vetëm për banorët e Skandinavisë (Gadishullit Skandinav dhe Danimarkës) të cilët në Mesjetë kishin kryer sulme të parreshtura gati në të gjithë botën e asaj kohe.

Edhe origjina e fjalëve nuk është sqaruar plotësisht, dhe kështu ka disa shpjegime:

  • Lat. “Vikus” (fshat) ose në anglishten e vjetër “Wic” (qendra tregtare, port), dhe në këtë rast kjo fjalë do të thoshte "ata që e vizitojnë portin komercial"
  • Eng. “Week” Javë (java) për shkak se sulmet zgjatnin rreth një javë
  • Në gjuhën e vjetër nordike ”Vik” (gji, gjiri), do të thotë, "ata që vijnë nga Gjiri"
  • “Viken” - emri i fjordit pranë Oslos (pjesëmarrësit në sulmin e parë mund të ketë origjinën nga atje)

Periudha e marshimit të tyre aktivë në të gjithë Evropën njihet si Periudha Vikinge dhe zgjat rreth 250 vjet. Sulmi i parë i regjistruar ndodhi në vitin 793, kur ata sulmuan manastirin Lindisfarne në bregdetin anglez, dhe i fundit në vitin 1066, kur William Pushtuesi sulmoi Anglinë. Është kjo koha e shkëlqimit dhe rënjes së Shtetit Frank, pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit vazhdon të ekzistojë edhe Perandoria Lindore e njohur si Bizanti, me qendër në Konstandinopojë (Stambolli i sotëm), dhe përmes Ngushticës së Gjibraltarit në territorin e sotëm të Spanjës përhapet Kalifati.[2]

Vikingë të shquar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Uhtred of Bebbanburg
  2. Leif Erikson
  3. Kanuti i Madh
  4. Ragnar Lothbrok

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Istina o vikinzima Vizituar më 4.10.2016.
  2. ^ Viking (people), Encyclopædia Britannica. Vizituar më 4.10.2016.