Viktor Eftimiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Viktor Eftimiu (1889 - 1972) është shkrimtar i përmasave të mëdha si poet me 60 mijë vargje të botuara, prozator me disa romane e vëllime me tregime, dramaturg me shumë pjesë të vëna në skenë, eseist, etj. Ai është jo vetëm me origjinë shqiptare, si thuhet rëndom, por shqiptar i lindur në Shqipëri, në Boboshticë, paçka se rumunët e mbajnë si shkrimtar dhe personalitet të kulturës së tyre.

Ata kanë të drejtë, sepse Viktor Eftimiu shkroi në gjuhën rumune, botoi dhe i vuri në skenë veprat e tij në teatrin e Bukureshtit dhe më pas disa syresh u përkthyen në gjuhën shqipe, u botuan dhe u vunë në skenë edhe në Tiranë. Veprat e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera, dramat dhe komeditë e tij janë vënë në skenë edhe në kryeqytete të tjera të Evropës e më gjerë.

Viktor Eftimiu nga Boboshtica e Korçës, që u bë figurë e rëndësishme e kulturës rumune, është edhe më tepër se përfaqësues i kulturës rumune dhe shqiptare. Fama e tij është mbarëevropiane, prandaj shqiptarë e rumunë kanë të drejtë të krenohen me emrin e tij.