Villa Rustica (Ulqin)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Villa rustica (nga latinishtja: Vilë fshati) në Krruç është një rrënojë e një shtëpie të madhe fshatare romake. Fisnikët e kanë ndërtuar shtëpi verore në këtë zonë në breg të detit i cili, për arsye të vegjetacionit të shumtë mesdhetarë dhe burimeve të ujit, është shumë i dobishëm për organizmin e njeriut.

Në Krruç, si atëherë ashtu edhe sot e kësaj dite, ka vreshta dhe ullishta të mëdha, të cilat ishin krenari për pronarët e tyre. Vaji dhe vera është ruajtur në amfora. Mbetjet e mozaikut, qeramikës dhe monedhave nga periudha e mbretërve bizantin Anastsit, Justinit I dhe Justinianit I të cilat janë gjetur në Krruç, tregojnë që villa rustica është ndërtuar në shekullin VI të erës së re.

Hulumtimet nëndetare në Adriatik në afërsi të villa rusica kanë sjell rregullisht gjetje të rëndësishme në funksion të jetës. Pas bedenit ilir në Kala dhe gjetjeve të para pak kohëve në Shas, ky objekt në Krruç paraqet një ndër komplekset më me vlerë të gërmuar deri tani në zonën e Ulqinit.