Villarreal CF

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Villarreal CF
Stema e Villarreal CF.jpg
Emri i plotë Villarreal Club de Fútbol S.A.D.
Nofka El Submarino Amarillo (Nëndetsja e Verdhë)
Themeluar 10 Mars 1923
Arena El Madrigal
(Kapaciteti: 24,890)
Presidenti Fernando Roig Alfonso
Trajner kryesorë Marcelino García Toral
Liga La Liga
2013/14 La Liga, 6të
Webfaqja Faqja zyrtare e klubit
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
Ngjyrat si nikoqir
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
Ngjyrat si mysafir
Sezoni aktual

Villarreal Club de Fútbol, S.A.D. (Gjuha valenciane: Vila-real Club de Futbol, S.A.D.), njohur zakonisht si Villarreal CF ose Villarreal, është një klub spanjoll futbollistik me seli në Vila-real, një qytet në provincën e Castellón brënda komunitetit Valencian. Krijuar në vitin 1923, ajo luan në La Liga, dhe zhvillon ndeshjet në shtëpi në El Madrigal, një stadium me kapacitet 24,890 spektatorësh [1].

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Villarreal CF u themelua si Villarreal CD më 10 Mars 1923 për "për të promovuar të gjitha sportet veçanërisht futbollin". Stadiumi ku luanin ishte marrë me qera për 60 Pestas në muaj, kurse bilatat për spektatorët ishin ndarë: gjysëm Pestas për burrat dhe një e katërta për fëmijët, kurse për gratë hyrja ishte falas [2]. Më 17 Qershor 1923, CD Castellón, një rival modern i klubit, luajti ndeshjen e parë kundër një klubi të quajtur [3].

1929–1998[redakto | redakto tekstin burimor]

Villarreal u bashkua në kampionate rajonal brënda piramidës së futbollit spanjoll nga sezoni 1929–30 e më tutje. Sezoni 1934–35 pa skuadrën që të humbte kundër Cartagena CF, pasi nqs ata do të fitonin, do të ngjiteshin në divizionin e dytë. Sezoni tjetë e pa Villarrealin që të fitonte divizionin e parë para shpërthimit të luftës civile spanjolle.

Pasi lufta përfundoi në vitin 1939, klubi luajti sërisht në divizionin e dytë përpara se të ngjitej në divizionin më të lartë në sezonin 1950–51. Në vitin 1942, klubi ndryshoi emrin duke e vendosur CAF Villarreal, me një stemë të re me ngjyrë të verdhë dhe me fanellë të re. "F"-ja qëndroi për Foghetcaz, një klub atletik që mbështeste skuadrën.

Emri i skuadrës ndryshoi sërisht duke e vendosur Villarreal CF që është ende në ditët e sotme, me një stemë që është e ngjashme me stemën e ditëve të sotme. Ata përfunduan dy herë të shtatët dhe të katërtët për divizionin e parë rajonal përpara se të shkonin në Tercera Liga (Liga e tretë më e fortë) si kampionë në vitin 1956. Ata ranë në sezonin 1960–61 pasi përfunduan në vendin e 14.

Klubi ndryshoi sërisht stemën duke e bërë atë stemë që është ende në ditët e sotme. Në sezonin 1966–67, Villarreal u rikthye në Tercera si kampionë. Në vitin 1970, ata arritën në Segunda për herë të parë në histori. Pasi shpëtoi me vështirësi në sezonin e tyre të parë aty, klubi ra nga Segunda sezonin tjetër. Në sezonin 1975–76, ata ranë dhe nga Tercera, por u ngjitën sërisht sezonin tjetër.

Në sezonin 1986–87, Villarreal u ngjit në Segunda Liga B. Në vitin 1990, ata e përfunduan sezonin në vendin e 18 duke rënë sërisht në Tercera.

Lojtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra momentale[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 14 Gusht 2014 [4]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Spain.svg Pt Sergio Asenjo
2 Flag of Spain.svg Mb Mario Gaspar
3 Flag of Slovenia.svg Mb Bojan Jokić
4 Flag of Spain.svg Mf Tomás Pina
5 Flag of Argentina.svg Mb Mateo Musacchio
6 Flag of Mexico.svg Mf Jonathan dos Santos
7 Flag of Argentina.svg Sm Luciano Vietto
8 Flag of Nigeria.svg Sm Ikechukwu Uche
9 Flag of Mexico.svg Mf Giovani dos Santos
10 Flag of Spain.svg Mf Cani
11 Flag of Paraguay.svg Mf Hernán Pérez
13 Flag of the Netherlands.svg Mf Jonathan de Guzmán
14 Flag of Spain.svg Mf Manu Trigueros
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
15 Flag of Spain.svg Mb Víctor Ruiz (në huazim nga Valencia)
16 Flag of Spain.svg Mb Chechu Dorado
17 Flag of Russia.svg Mf Denis Cheryshev (në huazim nga Real Madrid)
18 Flag of Spain.svg Mb Jaume Costa
19 Flag of Spain.svg Mf Moi Gómez
20 Flag of Brazil.svg Mb Gabriel Paulista
21 Flag of Spain.svg Mf Bruno Soriano (Kapiten)
22 Flag of Serbia.svg Mb Antonio Rukavina
23 Flag of Spain.svg Sm Gerard Moreno
24 Flag of Spain.svg Mf Javier Espinosa
25 Flag of Spain.svg Pt Juan Carlos
29 Flag of Spain.svg Mb Pablo Íñiguez

Në huazim[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Serbia.svg Mb Aleksandar Pantić (në huazim te Córdoba)
Flag of Mexico.svg Mf Javier Aquino (në huazim te Rayo Vallecano)
Flag of Spain.svg Sm Jonathan Pereira (në huazim te Rayo Vallecano)

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ UEFA.com (Anglisht). UEFA.com. Vizituar në 31 Janar 2014.
  2. ^ Villarreal C.F. - Website zyrtarë. Villarreal CF. Vizituar në 31 Janar 2014.
  3. ^ Villarreal C.F. - Website zyrtarë. Villarreal CF. Vizituar në 31 Janar 2014.
  4. ^ Primer equipo (Spanjisht). Villarreal CF. Vizituar në 31 Janar 2014.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Villarreal CF