Vilson Kilica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vilson Kilica (Fier, 2 qershor 1936 - Tiranë, 7 korrik 2016) ka qenë piktor dhe skulptor shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

është një nga krijuesit më të rëndësishëm të pikturës shqiptare që fillon nga viti 1950 e deri në ditët tona sidomos për periudhën e gjatë të viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Mbas studimeve në Akademinë e Artit në Leningrad, Vilson Kilica kthehet në atdhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në kulturën dhe artin shqiptar. Me personin e tij lidhet krijimi i Akademisë së Arteve. Si drejtori i parë i kësaj Akademie, Vilson Kilica ka rolin kryesor si organizator dhe përpilues i strukturës pedagogjike.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]