Viola Isufaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Viola Isufaj lindi në Durrës në vitin 1980. Është profesoreshë e Letërsisë Bashkëkohore në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Dega Gjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës, ku u gradua "Doktor i Shkencave" më 2012 dhe "Profesor i Asociuar" me 2016. Eshte njohëse shumë e mirë e gjuhëve të huaja.

Ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë, ka kumtuar në disa konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare si dhe ka botuar librat në prozë:

  • "Saga e Gjarprit",
  • "Ditë të askujt",
  • Vëllimin poetik "Adamah".

Viola Isufaj është autore e veprave studimore

  • "Rikthimi i mitit",
  • "Mjegullat e Tiranës" (kritika "Para kohes"),
  • "Kadare në letrat e sotme franceze".

Është autore e teksteve universitare dhe parauniversitare.

Cmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Me Adamah ishte kandidate për çmimin Autor i Vitit në Panairin e Librit, Tiranë 2015 dhe fituese e çmimit të parë në poezi në Panairin e Kosovës 2016.