Violeta Gjoka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Violeta Gjoka ka lindur në Tiranë. Për shumë vite ka qenë gazetare dhe spikere e lajmeve në Radio Tirana dhe më pas spikere e edicioneve të lajmeve dhe gazetare e moderatore e emisionit të mëngjesit në TVSH të titulluar "Mëngjesi informativ".

Nga viti 2002 deri në 2010 ka jetuar në Itali. Në fillim ka bashkëpunuar si gazetare e jashtme në Radio INN Piacenza dhe ka drejtuar emisionin dy gjuhësh shqip – italisht "Viaggio in Albania". Një kohësisht ka qenë gazetare në redaksinë multietnike "Koine" me të cilën ka bashkëpunuar në përgatitjen e edicionit të lajmeve për të huajt në Tv lokale Teleliberta. Është anëtare e ODG (Urdhëri i Gazetarëve Italianë).

Në konkursin ndërkombëtar Lingua Madre në Torino, Violeta Gjoka ka marrë pjesë me një nga tregimet me temë nga emigracioni. Ky tregim është botuar në vëllimin Linguamadre 2008. Gjithashtu ka marrë pjesë në konkurset poetike të ALETTI EDITORE "Luoghi di Parole" dhe "Il Federiciano" ku është përzgjedhur dhe botuar. Në vitin 2009 ka botuar vëllimin me tregime "Trëndafili i Bardhë". Aktualisht është gazetare dhe moderatore në Tv Planet.