Virgjna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Virgjna zakonisht në Shqipërine e Veriut, ishte nje grua që vishej si burrë dhe sillej si burrë, në rastet kur shtëpia ose dikush në gjini mbetej pa burrë ose kishte jetimë dhe merrte vendin e zotit të shtëpisë në të gjitha rrethanat e jetës, ose vajzës i vdiste i fejuari, apo kur asaj nuk i pëlqente shkuesia. Ajo i betohej vetes për të mbetur "virgjën" deri në vdekje.

Mendësia popullore e ka pranuar këtë fakt dhe vetë kisha prej motesh, gjithashtu. Shumë prej këtyre grave “burrnesha”, që e kishin bërë me be në kishë se “sa të ishte jeta me jetu nuk do të martoheshin”, ia kishin mohuar vetes të qenit grua, nënë.

Një rast i tillë është edhe historia e Gjela P. Bibës nga Mirdita rreth vitit 1920, një vajzë e zakonshme e fshatit Gëziq, që mbetet jetim me fëmijët e tjerë, pasi i vdes babai në moshë fare të re. Më pas i vdes edhe i vëllai. Nuk ishte veçse 7 vjeç dhe tragjeditë e ndodhura, kishin ngulituar në mendjen e saj të jetuarit si virgjën (grua-burrë), në vitet e mëpasme, për të rritur jetimët e mbetur.

Raste të tjera të "virgjnave" janë edhe: Ruta Ded Vila në Kaçinar, Prena N. Gjokës, Malaj, Mrika Brunga nga Shtufi, Margjel Përjakja nga Ungrej, Mrika Qefalia nga Vrithi, Dila F. Lleshi nga Klosi, Mrika N. Nikolli, Dava Gj. Kola nga Malaj, Gjela N. Nikolli nga Fregna, Dila F. Kola nga Shëngjergji etj. Secila prej tyre mbart një histori të rrallë.

Historia e "virgjnave"[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e virgjnave në Mirditë është nga më të vjetrat, por dhe më interesantet. Nuk mbahet mend saktësisht qëkur e ka fillesën, por të paktën, aty nga fillimi i shekullit të kaluar, janë të shënuara “virgjnat” e Mirditës, nëpër fshatra. Dikujt i thirrej me emër, tjetrës me emër burri, apo dhe simbol vendi, “virgjna e iks fshati”. Kjo dukuri ndeshet edhe në Dukagjin.

Përmbyllje[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e virgjëreshave në malësitë e Veriut është e veçantë dhe ka një misticitet të çuditshëm, që shpalos jo vetëm një zakon nga më të veçantët, por epjen tejnatyrale të njerëzve të këtyre viseve për të mbijetuar edhe kur një familjeje i shuheshin burrat e shtëpisë. Historia e mësipërme, dhe gjithë historitë e virgjnave të Mirditës, që janë histori të vërteta, të rralla për nga lloji, por të pranuara krejt natyrshëm në këto vise me anën njerëzore të shfaqjes, të shfaqjes dhe të dukurise.

“Gruaja-burrë” pinte duhan, vishte teshat e një burri, mbante kësulë dhe fliste me zë të trashë nëpër kuvende, pak ngadalë dhe me shumë maturi, një grua-burrë, që nuk e hiqte pushkën nga dora, ngiste qetë, ruante bagëtinë, bluante drithin në mulli, shkonte nëpër dasma e morte(vdekje) rrinte, kuvendonte me burra në odat e tyre, dhe kurrë nuk guxonte ndonjëri të thoshte emrin e saj të hershëm etj, etj.

Pavarësisht se vishej si burrë, kurrsesi nuk mund të merrej gjaku i shtëpisë nga "virgjna", gjë e përcaktuar dhe me kanun, paçka se ngjiste, që ndonjëra të organizonte marrjen e gjakut të një prej gjindjes së shtëpisë. Virgjna ngulej në kujtesen e njerëzisë si diçka e shenjtë.

Dukuria e virgjnave u ndesh për fat të keq edhe në Kosovë në vitin 1999 kur familjet shqiptare humbën burrat, vëllezrit dhe djemtë në masakrat e serbëve.

Botime mbi temën[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Nyje anglisht, frëngjisht