Viron Kona

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Viron Kona ka lindur më 24 qershor 1950 në qytetin e Vlorës. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë – letërsi. Para vitit 1991 ka punuar në administratën e lartë shtetërore; Më pas, si drejtor në shkolla të ndryshme. Pas vitit 2010 e në vazhdim si specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve prej vitit 1981; Pas viteve 2000, anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit. Ka botuar rreth 30 vëllime me tregime, novela e romane për fëmijë dhe për të rritur. Fitues i 7 çmimeve në gjininë e tregimit dhe novelës; fitues i çmimit UNICEF-AMC, për librin më të mirë për fëmijë 2006 “Eh, more Bubulino!”

Krijimtaria letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libra: “Etje që shuhej”, “Pëllumbat”, “Mos m`i zbukuroni plagët!”, “Ujkonja”,“Pulëbardhat përbindëshe”, “Bubulinoja çamarrok”, “Dëshira e fshehtë e Bublinos”, “Pyesni Bubulinon”, “Eh, more Bublino!”, “E fshehta e pyllit”, ”Dardi”, ”Dardi në gadishullin e vetëtimave”,“Të çuditshmit!”, ”Bubulinoja dhe Dardi, në kryeqytetin amantëve të lashtë”,(libri i parë), “Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin amantëve të lashtë”, (libri i dytë), “Delfini i dy deteve drejt aventurave të reja”, “Drithërimat e yjeve”, “Dëgjoma zemrën, Budapest!”, ”28 djem plus një vajzë”, “Yje mbi Bosfor”, “Një udhëtim i çuditshëm”, “Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, ”Të fshehtat e një mrekullie”, “Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”, “Dielli është i imi”, “Bukuri suedeze”,”Shpëtoni papagallin Çate!”, “Për ju, miqtë e mi” etj. Ka botuar edhe disa libra me karakter didaktik, si dhe qindra shkrime në shtypin periodik, në gazeta revista brenda dhe jashtë vendit.