Vithkuqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Albania.svg Vithkuqi
Vithkuqi.jpg
Emri: Vithkuq
Qarku: Korçë
Rethi: Korçë
Komuna: Vithkuq
Kryeplak: ....... (PD)
Popullsia: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: -
Gjerësia gjeografike: -
Gjatësia gjeografike: -
Web-faqe: s'ka

Vithkuqi është fshat në jug perëndim të qytetit të Korçës 26 km larg saj, me rrugë të asfaltuar. Njihet si vendbanim që në Mesjetë. Në shek. XVII ka qenë një nga qendrat më të zhvilluara në rajon. Ka pasur monumente kulturore si Afresket e Manastirit të Shën Pjetrit e Pavlit të piktorëve Zografë.

Vithkuqi është vendlindja e Naum Panajot Bredhit (1767-1846) nismëtarit të Rilindjes Kombëtare, hartuesit të “Evetarit” (1844) abetaren e parë shqipe me 33 shkronja. Si qytet u rrënua në mesin e shek. XVII.

Vithkuqi është i pasur me pyje: ah, pishë, bredh dhe me livadhe si Makërza, e cila ka një bukuri natyrore mbresë lënës. Në këto pyje rriten shumë bimë medicinale si: Dëllinja, Trëndafili i egër, Çaji i malit, Lule bliri, Zhumblica, Mëllaga, Lule Basani, Lule shtogu etj. Pema e arrës është e një lloji të veçantë dhe shumë e preferuar nga konsumatorët. Ka filluar të zhvillohet Turizmi familjar, sidomos muajt e verës, duke e konsideruar frekuentuesit, si një vend klimatik të shkëlqyeshëm, ashtu si edhe Voskopoja.


Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Historia

[redakto] Gjeografia

[redakto] Ekonomia

[redakto] Kultura

[redakto] Personalitete

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit
Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete