Vjena
| Vjena (Vjenë) | |||
|---|---|---|---|
| Njohur si | Qyteti i Muzikës (Musikstadt) | ||
| Kolazh nga Vjena | |||
|
|||
| Shteti | |||
| Shteti federal | Vjena | ||
| Kryetari i Bashkisë | Michael Häupl | ||
| Partia | SPÖ | ||
| Lartësia | 151-543 m (m.n.d.) | ||
| Vendasit | Wiener | ||
| Themelimi | Shekulli XI | ||
| Sipërfaqja | 414.87[1] km2 | ||
| • tokësore | 395.50[1] km2 | ||
| • ujore | 19.39[1] km2 | ||
| Kodi Postal | 1010–1239, 1400, 1450 | ||
| Prefiksi | 01 | ||
| Popullsia | 1,714,142[2] banorë | ||
| • urbane | 1,983,836[2] banorë | ||
| • aglomerati | 2,419,000[2] banorë | ||
| Dendësia | 4,132 banorë/km2 | ||
| Faqja Zyrtare www.wien.gv.at
|
|||
Vjena (e pavendosur Vjenë; në gjuhën gjermane Wien) është kryeqyteti i Austrisë dhe poashtu një shtet federal (gjermanisht Bundesland). Më 2011 Vjena kishte mbi 1,700,000 banorë[2] dhe është pra qyteti me popullsinë më të madhe në Austri.
Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve, dhe Kalaja Schönbrunn janë që nga viti 2001 të mbrojtur në listën e trashëgimisë botërore nga UNESCO-ja. Monumentet historike më të famshëm janë Katedralja e Shtjefënit (gj. Stephansdom), Rrota e Madhe (gj. Riesenrad), Kalaja e Shënbrunit (gj. Schloss Schönbrunn) dhe Opera Kombëtare (gj. Staatsoper).
Vjena është njëra nga qytetet në botë që ka standardin e jetesës më të lartë. Sipas një studimi nga Mercer, Vjena kishte për të tretën herë në vitin 2011 standardin e jetesës më të lartë nga 221 metropole ndërkombëtare, e pasuar nga Cyrihu dhe Aucklandi.
Në Vjenë e kanë qendrën shumë organizata ndërkombëtare si OPEC, OSBE, ONEA dhe OKB (përkrah New York-ut dhe Gjenevës).
Në Vjenë, që prej vitit 1939 zhvillohet Koncerti i fillimvitit i Vjenës.
Referencat[redakto]
- ^ a b c Statistikat të qytetit të Vjenës sipas faqes zyrtare (gjermanisht, serbisht, turqisht), e kërkuar për herë të fundit më 6 maj 2012
- ^ a b c d Statistik Austria: Popullsia e Vjenës që nga viti 2002 (gjermanisht, anglisht), e kërkuar për herë të fundit më 6 maj 2012
Lidhje të Jashtme[redakto]
|
Kryeqytetet e Evropës |
|
|---|---|
| Kryeqytete të Perëndimit | Amsterdami · Andorra la Vella · Brukseli · Haga · Dublini · Lisbona · Londra · Luksemburgu · Madridi · Monako · Nuuk · Parisi |
| Kryeqytete të Veriut | Kopenhagen · Helsinki · Oslo · Reykjavík · Riga · Stokholmi · Talin · Vilnius |
| Kryeqytete të Qendrës | Beogradi · Berlini · Berna · Bratisllava · Budapesti · Lubjana · Praga · Vjena · Vaduz · Varshava · Zagrebi |
| Kryeqytete të Jugut | Ankara · Athina · Nikozia · Podgorica · Prishtina · Roma · San Marino · Sarajeva · Shkupi · Tirana · Valeta · Vatikani |
| Kryeqytete të Lindjes | Baku · Bukureshti · Jerevani · Kievi · Kishinau · Minsk · Moska · Sofje · Tbilisi |

