Vjosa Osmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vjosa Osmani (lindur më 17 maj 1982, Mitrovicë) juriste, shqiptare nga Kosova.

Vjosa Osmani për opinioni e gjërë u bë e njohur me marrjen kur më 1 gusht 2006, u emërua Këshilltare e Presidentit Fatmir Sejdiu për Çështje Ligjore dhe Ndërkombëtare ndërkaq nga 27 gushti 2009 është zgjedhur Shefe e Stafit të Presidentit të Republikës dhe njëherit vazhdon të këshillojë Presidenten Atifete Jahjaga në fushën e çështjeve ligjore dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.[1]

Vjosa mësimet fillore dhe ato të mesme i ndoçi në vendlindje. Ndërsa mësimet e larta i mori gjatë studimit në Prishtinë, në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës. Një universitet të cilin e përfaqsojë në lëmin e drejtsisë edhe jashtë vendit.

Pas përfundimit të studimeve në Prishtinë, Departamenti i Shtetit të SHBA-së i ofrojë një bursë në kuadër të programit të tyre, ashtu që i mundësuan për të vazhduar studimet e magjistraturës në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA. Studimet e magjistratures i përfundoi me nderime te larta dhe nga Universiteti i Pittsburgh-ut iu ndanë disa çmime për suksesin e arritur gjate studimeve.

Ka punuar në Këshillin e Evropës, Departamentin e Drejtësisë, në Gjykatat e Kosovës, dhe ka qene e angazhuar me honorar si eksperte në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Në Kosovë ligjëron të drejtën ndërkombëtare në Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës te drejten kushtetuese dhe shkrimin akademik ne Rochester Institute of Technology-American University in Kosovo[2] dhe të drejtën e biznesit në Universitetin Riinvest, ndërkaq në SHBA ligjëron lëndën "Shtetndërtimi dhe E drejta" në Universitetin e Pittsburgh-ut.

Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga fusha e të drejtës ndërkombëtare dhe komerciale, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën angleze.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Amëza zyrtare e presidentes së Kosovës
  2. ^ Faculty | American University in Kosovo