Vllehët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Viset e banuara nga Vllehët

Vllehët janë një popull që banon kryesisht në Evropës Juglindore. Quhen ndryshe edhe arumunë. Janë pasardhës të popujve vendas të Ballkanit të romanizuar, mendohet se vijnë nga (ilirët dhe thrakët) e romanizuar, dhe nga kolonizatorët romakë.

Prejardhja e emrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Emri vllah, ka prejardhje gjermane, nga fjala Walha, që do të thotë i huaj, i jashtëm, një fjalë e përdorur nga popujt gjermanë për popujt që flisnin gjuhë romane (latine) dhe për fqinjët keltë. Fjala mund të ketë prejardhjen dhe nga fisi kelt Volcae. Në Shqipëri e trojet shqiptare, vllehët janë quajtur me disa emra, si vllahë, vllehë, arumunë, çobanë, etj.

Histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Si shkruajne autoret greke dhe romake, konsulli Paul Emili mbasi e mundi shtetin Maqedon dhe Epirin krijoi Provincen Romake te Maqedonise. Epirin e shkretoi fare duke vrare rreth nje te treten e popullsise, duke shkateruar 70 qytete e kështjella dhe duke marre 150 mije skllever ne Rome pervec floririt, argjendit etj. Rreth viteve 168-146 para eres se re, u sollen 150.000 banore nga Italia Veriore (nga Toskana) dhe u vendosen si ruajtes anes rruges Egnatia ne pika te ndryshme te saj, qe nga portat e kesaj rruge (Durresi, Vlora, e Arta) deri ne Selanik, ndoshta e pak me tej. Keta banore per te mbijetuar, pervec punes si roje filluan te merren dhe me blegtori. Prej vete romakeve ata u quajten arumunë qe do te thote jorumunë, per t'i dalluar nga rumunet e pertej Danubit. Kur erdhen fiset gjermanike ne shek V debuan nga territoret e Ballkanit gjithe nepunesit romake dhe ata qe e quanin veten romake, kurse vllehte i lane, sepse ata gjatë 6 shekujve ishin kthyer ne nje popullsi dygjuheshe dhe nuk e quanin me veten per romake, ishin bere vendalinj, por qe ruanin gjuhen e zakonet e tyre duke marre dhe disa zakone e fjale nga gjuha e vendesve, pra ilireve.

Mbas shembjes se Perandorise Romake ata u kthyen ne nje popullsi thjesht blegtorale qe shtegtonte gjate veres nga qendrat fushore ne pika malore. Keshtu jetuan gjate shekujve. Ata nuk u bene bujq dhe as profesione nuk mesuan. Duke qene se jetuan ne pika te vogla te shperndare pa shume lidhje territoriale ndervedi, shume prej tyre jane asimiluar, prandaj popullsia prej 150.000 nuk u shtua shume gjate 20 shekujve. Gjate shek XIX kur ne Ballkan u perjetua rilindja e kombeve arumunet nuk munden te krijonin nje levizje te vertete rilindese, sepse u mungonte bashkesia e territorit, dhe sidomos u mungonte ekzistenca e qyteteve, ku mund te krijohej nje elite intelektuale e cila mund te perpunonte ideologjia e rilindjes kombetare. Vllehte ishin nje popull i shperndare dhe mik me te mire njihnin popullin shqiptar, pasardhesin e lirireve, me te cilin kishin jetuar pa u ngacmuar ne shekuj. Italia nuk mund t'i quante vllehte diaspore italiane, sepse ata vete e kishin humbur idene e origjines se tyre nga Toskana. Keshtu Italia nuk tregoi interes per t'i afruar si minoritet te sajin. Nderkohe shteti i ri rumun hodhi hipotezen se arumunet ishin rumune te shperndare. Kjo hipoteze filloi te mbinte dhe te ngjiste me mire. Por fakti qe ne termat e blegtorise dhe ne emrat e orendive te shtepise vllacja ka afersi me italishten dhe jo me rumanishten, tregon origjinen e tyre te hershme. Disa intelektuale te paket arumune si Petro Vullkani menduan se krijimi i nje shteti shqiptaro-arumun mund t'i mbronte nga asimilimi sllav ose grek, por as ky mendim nuk u perhap e nuk u pervetesua si duhej. Abdyl Frasheri propozoi krijimin e nje shteti arumun ne malet e Pindit ku kishte mjaft arumune dhe ku mund te mblidheshin arumunet e shperndare ne Ballkanin Jugor. Me kete propozim ai mendonte te krijonte nje shtet te pavarur midis Greqise dhe Shqipërise, per te ndaluar synimet grabitqare te Greqise ndaj territoreve shqiptare, por greket e sabotuan kete ide.

Territoret ku banojnë[redakto | redakto tekstin burimor]

Vllehët banojnë kryesisht në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Rumani. Më parë vllehët banonin dhe në Kosovë e Shqipërinë e veriut, por sot shumica jane asimiluar ose kanë emigruar. Edit Durham në librin e saj "High Albania", përshkruan se në Prizren kishte 180 shtëpi vllahe në 1909-ën. Në librin e saj ajo tregon se vllehët në Kosovë jetonin dhe në Prishtinë e Mitrovicë. Edit në veprën e saj, tregon se në atë vit, çereku i 2500 shtëpive në Prishtinë ishin ortodokse, dhe shumica e ortodoksëve ishin vllehë. Ajo shton se vllehët dhe shqiptaret takoheshin si vëllezër, dhe Marko, udhërrëfyesi i saj shqiptar, ishte i kënaqur të ishte në shtëpinë e një vllahu. Ajo dëgjon pohime si: "Vllehët, kanë gjak të ëmbël"-thoshte Marko; "Jo si sllavët". "Vllehët janë si ne"--;i thotë një shqiptar tjetër Edit Durhamit, "nje shqiptar e jep vajzën te një vllah, por jo te një sllav".[1]

Disa studies thonë se vllehët në Kosovë nuk ekzistojnë më dhe sa ata u asimiluan nga komuniteti serb. [2] Vllehët u asimiluan, duke u bërë pjesë e komunitetit serb në shumë raste, por mbiemrat e Kosovës tregojne se disa u bënë dhe shqiptarë, si mbiemri Vlasi, i cili është termi me të cilin sllavët i thërrisnin vllehët.

Shumica e vllehëve në Shqipëri sot jetojnë në zonat jugore të Shqipërisë, si në rrethet e Fierit, Vlorës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit. Shumë nga vllehët e Maqedonisë dhe Greqisë kanë prejardhje nga zona e Korçës dhe Voskopojës në Shqipëri.

Hipoteza për prejardhjen dhe gjenetikën[redakto | redakto tekstin burimor]

HgE1b1b1a2.png

Ka disa hipoteza për prejardhjen e vllehëve. Një nga hipotezat që mbështetet nga fakte gjuhësore, arkeologjike dhe historike, tregon se vllehët kanë një prejardhje të përbashkët me shqiptarët. Shumë nga fjalët vllehe kanë një bazë të përbashkët me shqipen.[3] Por ka studime të tjera që thonë që vllehët i kane pothuajse të gjitha gjenet nga popullsitë që gjenden sot në Ballkani. Elena Bosch në studimin e saj, tregon se asnjë nga hiptozat gjentike nuk mund të supozohet si e saktë 100%, pasi vllehët kanë ngjashmëri gjenetike me të gjithë popujt kryesorë në Ballkan.[4] Nga ana tjetër, grupe të ndryshme vllahe, tregojnë dallime të shumta gjenetike mes tyre. Pra, vllehët janë po aq larg gjenetikisht me shqiptarët dhe rumunët, p.sh. sa janë larg gjenetikisht në grupe të ndryshme vllahe.[5] Zona ku banojnë vllehët, përkon dhe me zonën gjenetike ku gjenden dhe halotipet-E-V13 që janë kryesisht të gjendura tek shqiptarët dhe përkojnë me shpërndarjen e shqiptarëve etnikë. [6]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

  1. ^ High Albania
  2. ^ http://books.google.ee/books?id=GCRjKdrmqqEC&pg=PA194&lpg=PA194&dq=vlachs+in+Kosovo&source=bl&ots=_01OhxVBU-&sig=NXgOzYSKjfqbIIT9XUle076zOBY&hl=en&ei=OU-UTr7bFu6N4gTK7bWqCA&sa=X&oi=book_result&ct=result&redir_esc=y#v=onepage&q=vlachs%20in%20Kosovo&f=false
  3. ^ http://www.imninalu.net/myths-Vlach.htm
  4. ^ http://www.carswell.com.au/wp-content/documents/homogenous-balkan-analysis.pdf
  5. ^ Genetic Studies in South Balkan Populations
  6. ^ http://www.jogg.info/32/bird_files/image033.jpg