Vreshta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vreshtë
Βρέστα
Fshat
Emri i banorëveVreshtanjot

Vreshtë (greqisht: Βρέστα/Vrésta) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Vreshta kufizohet me Dhërmicën, nga jugu me Salicën, nga lindja me Peshtanin dhe nga perëndimi me Gumenicën.

Toponimet të fshatit Vreshtë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]

  • Ar’ e Brahimkos – arë, në L.
  • Ar’ e Lilos - arë, në P.
  • Ar’ e Madhe – arë, në L.
  • Ar’ e Merdaliut - arë, në L.
  • Ar’ e Nanetit – arë, në P.
  • Arat – brinja, në P.
  • Arat Vakëfe – ara, në L.
  • Bebla - ara në fushë, në V.
  • Bokrrimat e Dushkut - bokërrima, në L.
  • Bokrrima a Faqes Koprresë – bokërrima, në L.
  • Brrinjat e Rexhepit – ara, në L.
  • Copat e Shabanit – ara, në L.
  • Cumboriqi – arë, në P.
  • Dardhëza — ara.
  • Dhragama - faqe mali, në L.
  • Fiqeza – arë, në L.
  • Funt i Arës Poshtrë – arë, në P.
  • Grav’ e Bushit – arë, në P:
  • Grav’ e Pelistereve - shpellë e vogël, në P.
  • Grav’ e Prroit Fikthit – shpellë, në P.
  • Grav’ e Prroit Thellë – shpellë, në P.
  • Grop’ e Muhos – arë, në P.
  • Gur i Bardhë – shkëmb, në L.
  • Hose - arë pranë përroit, në L.
  • Jurte - ara, në L.
  • Kalibòni – arë, në L.
  • Kallogjeri – ara, në P.
  • Kapasëla - arë pranë një përroi të thellë, në P.
  • Klisha – gërmadhë, në L.
  • Kopose - arë, në P.
  • Koshomara - ara, në P.
  • Kroi Cumburiqit – krua, në P.
  • Kroi Mallarie – krua, në P.
  • Lëm i Betit – arë, në L.
  • Lëm i Hoxhës - arë, në L.
  • Lëm i Shesheve - lëmë i gurtë, në L.
  • Lëm i Trapit - lëmë i gurtë, në L.
  • Lëm i Xhallenje - lëmë i gurtë, në qendër.
  • Luca — lerë ku pinin ujë bagëtia, në L.
  • Mala e Faqes Koprresë – arë, në L.
  • Mal’ e Prrarit — majë e veshur, vend shkëmbor, në L.
  • Mal’ e Qilarit — majë mali, në L.
  • Mali Kallogjera - mal ku ka lisa, në P.
  • Mali Koposeve – vreshta, në P.
  • Mbursi - vend gropë me pyll, ku ka edhe puse që kanë ujë, në L.
  • Mejdani - shesh ku mblidheshin burrat për të biseduar, në L.
  • Mejdan i Valanidhit - ara, në P.
  • Nàvari – arë, në P.
  • Neënëpenxhere – ara, në P.
  • Pirrat e Reçatit - pyll me lisa, në P.
  • Prroi Fikthit – përrua, në P.
  • Prroi i Kalibonit - përrua i thatë, në L.
  • Prroi Lucës – përrua, në L.
  • Prroi Lumit – përrua, në L.
  • Prroi Mesakuqit – përrua, në L.
  • Prroi Navarit – përrua, në P.
  • Prroi Qafës Vogël - ara e përrua, në P.
  • Prroi Shanos - përrua që ka ujë vetëm në dimër, në L.
  • Prroi Thellë – përrua, në P.
  • Puset e Hajderatë – puse, në P.
  • Puset e Xhallenje – puse, në L.
  • Qaf’ e Vogël - qafë shkëmbore, në L.
  • Qiuri Mejdanit – shesh, në L.
  • Rrepet e Cumburiqit – rrepe shekullorë, në P.
  • Rrug e Cumuriqit – rrugë këmbësorësh, në P.
  • Stan i Mait - stan i vjetër, në L.
  • Shesh i Mejdanit – shesh, në L.
  • Shkall’ e Drrasës – grykë shkëmbore, në L.
  • Shkall’ e Mesakuqit — shkallë, në L.
  • Shkëmb’ i Beqos - shkëmb në mal, në P.
  • Shkëmb’ i Koposës – shkëmb, në P.
  • Shtrung’ e Arës Hasanit – shtrungë e gurtë, në L.
  • Strung’ e Lerës Trapit - shtrungë e lerë, në L.
  • Varr i Gruas - shpellë, në P. (“Një grua ka Vreshtat, nja diqint vjet përpara, u hodh ka buza e ra plasur (vdekur). Ati biu një ferrë apllò (tamam) si gruaja që kish rarë brrinjaz”).
  • Zallareja - zallishte e ara, në L.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Vreshtë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

Çimeténj, Dinenj, Hajderatë, Halimenjtë, Sulotenj (fis i ardhur nga Suli), Shuaipenj, Xhallenj (Xhallo).

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 240-242. Treguan: Xhelo Shaqir Hasani. 43 vjeç, bari, analfabet, nga Vreshtat, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë. Vlorë, korrik, 1956.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 240.