Vullnet Mato

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Vullnet Mato.jpg

Vullnet Mato (lindur më 1937 në Sarand), mësues, poet, prozator, shqiptar nga Shqipëria.

Vullneti, i biri i Remzi Matos mësues, mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Për shkak se i burgosën babanë për agjitacion dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga vendlindja në moshë të re dhe shkoi për të punuar kinomekanik në kinematë e sharrave "Hotolisht" e Stravaj dhe më pas në qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencë "Liceun Artistik" të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës në degën Gjuhë letërsi shqipe. Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti. Në vitin 1970 u pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit të kohës. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelvizoonit shqiptar ku fitoi çmime për tekstet. Dy tregime të tij u përkthyen dhe u botuan në shtypin e huaj. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Pasi u bë i njohur me krijimet e tij u tërhoq nga redaksia e Revistës "YLLI" ku u emërua redaktor. Por një vit më pas u vërtetua mungesa e garancive të nevojshme politike dhe me urdhër nga lart e kthyen sërish në Librazhd, ku u dërgua disenjator në repartin e pikturës. Më tej, punoi mësues në gjimnazin e qytetit. Dhe në vazhdën e keqtrajtimit të herëpashershëm klasor u dërgua mësues në shkollën e mesme të fshatit Qukës. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit.

Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë, është redaktor i shtëpisë botuese "Milosao". Romani i tij "Lakmia" u nderua me çmim në konkursin e ndërmarrjes botuese "Gjon Buzuku" të Kosovës.

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

  • "Tinguj malesh", 1969, V. poetikë.
  • "Krahët e erës", 1972, V. poetikë.
  • "Ujësinor", 1976, roman.
  • "Ninullat e Hekurit", 1984, V. poetikë.
  • "Era e kësaj kohe", 1984, roman.
  • "Dritaret e prillit", 1994, V. poetikë.
  • "Katër plagë të Shqipërisë", 1999, V. me poemë.
  • "E fshehta tronditëse", 1999, V. me tregime.
  • "Lakmia", 2000, roman.
  • "Maturantët", 2002, roman.
  • "Damkosja e engjëjve", 2004, roman.
  • "Klithma e mishit të bardhë", 2006, V. me tregime.
  • "Grerëzat e kuqe", 2007, roman.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]