Washed Out
| Washed Out | ||
Washed Out live në Santos Party House (2009) |
||
| Informacione | ||
| Emri | Ernest Greene | |
| Lindja | 1983 | |
| Prejardhja | Perry, Georgia, SHBA | |
| Zhanri | Chillwave, synthpop, dream pop, lo-fi | |
| Profesion(e) | Kompozitor, muzikant | |
| Label | Sub Pop, Weird World, Mexican Summer, Mirror Universe | |
| Instrument(e) | Sintisajzer, PC | |
| Vite aktiv | 2009 - prezent | |
| Bashkëpunim(e) me | Erika M. Anderson | |
Washed Out është emri artistik i muzikantit amerikan Ernest Greene (i lindur në vitin 1983 në Perry, Georgia, SHBA).
Përmbajtja |
Biografia [redakto]
Greene filloi të kompozonte dhe të prodhonte këngë në shtëpinë e tij. Shumë shpejt ai fitoi favorin e blog-erëve me ndikim pasi ata e gjetën muzikën e tij në MySpace. Stili i tij është identifikuar me lëvizjen chillwave. Ai ka cekur se muzika hip hop e influencon mënyrën e tij të shkrimit të këngëve. Dy EP-të e Washed Out u lansuan në Gusht dhe Shtator 2009. Washed Out performoi live për herë të parë në Santos Party House (New York City). Ai ka performuar live edhe në Pitchfork Music Festival 2010 dhe kënga e tij "Feel it All Around" është përdorur në sekuencën hyrëse të TV serialit Portlandia.
Në Prillin e vitit 2011 Washed Out lidhi kontratë me Sub Pop Records. Albumi i tij i parë, Within and Without, u lansua më 11 korrik 2011. Albumi e arriti vendin e njëzetegjashtë në U.S. Billboard 200 dhe vendin e tetëdhjetegjashtë në UK Albums Chart.
Ai u zgjodh nga Battles të performojë në festivalin ATP Nightmare Before Christmas në Dhjetor 2011 në Minehead, Angli.
Diskografia [redakto]
Studio albumet [redakto]
- 2011 - Within and Without
EP-të [redakto]
- 2009 - High Times
- 2010 - Life of Leisure
- 2010 - Untitled