Wikipedia:Emri i projektit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Soni Rusi

Votimi[Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk kemi vendosur akoma përfundimisht, kështu që sejcili nga përdoruesit e interesuar le të japë propozimet e tij për emrin e projektit. Jeni të lutur ti reshtoni propozimet (max. 3) sipas shkallës së prioritetit, dmth. në fillim ajo më kryesorja.

Vini re! Nuk lejohet votimi i dyfishtë nga i njëjti person, i cili mund të jetë regjistruar me dy emra përdoruesish (!) Rezultati përfundimtar do të përcaktohet nga shuma e propozimeve të njejta të dhëna kryesisht nga përdorues të regjistruar Uni | Uni 2005 Prill 5 13:13 (UTC)

Tabela e votimeve për emrin e projektit[Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nuk kemi vendosur akoma përfundimisht, kështu që sejcili nga përdoruesit e interesuar le të japë propozimet e tij për emrin e projektit.
  • Jeni të lutur ti reshtoni propozimet (max. 3) sipas shkallës së prioritetit, dmth. në fillim ajo më kryesorja e cila dhe do të numërohet për vleresimin përfundimtar.

Shënim!

  • 1.) Nuk lejohet votimi i shumfishtë nga i njëjti person, i cili mund të jetë regjistruar me dy ose më shumë emra përdoruesish.
  • 2.) Rezultati përfundimtar do të përcaktohet nga shuma e propozimeve të njejta të dhëna kryesisht nga përdorues të regjistruar.
Propozimet e mundshme janë: Wikipedia, Uikipedia, Vikipedia, etj.
Ju lutemi jepni votën tuaj deri më datë: 31.12.2006
Nr. Emri i përdoruesit Vota juaj
01. Xhamlliku Vikipedia
02. Albanau Uikipedia
03. Arianiti Uikipedia, Wikipedia
04. Joni Wikipedia, Uikipedia
05. Dori Uikipedia
06. nervi_modest Uikipedia, Wikipedia, Vikipedia
07. Dan Uikipedia
08. Uni Wikipedia
09. Intelektuali Uikipidia
10. beta Uikipedia
11. Ngapolonia Wikipedia, Vikipedia
12. shqipo Vikipedia, Uikipedia
13. Leka Wikipedia
14. Ko.S.ystem.OV@ Wikipedia
15. Puntori Wikipedia
16. Përdoruesi Vota
17. Përdoruesi Vota
18. Përdoruesi Vota
19. Përdoruesi Vota
20. Përdoruesi Vota
Rezultati i votimit
Wikipedia Uikipedia Vikipedia
Total: 6 Total: 7 Total: 2
Emri i projektit
?IKIPEDIA


Komente[Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo faqe eshte per diskutimet rreth emrit te projektit ne gjuhen shqipe. Meqense germa W s'ben pjese te alfabetit shqiptar ndoshta do na duhet te nderojme emrin. Zgjidhjet sic i shoh une jane:

  1. Wikipedia - sic eshte tani, me kollaj, por me i "huaj" si emer.
  2. Uikipedia - sic thuhet ne anglisht
  3. Vikipedia - i afrohet me teper sic shkruhet, dhe ndoshta si thuhet ne shqip?

Dori | Diskutim 2005 Prill 2 04:52 (UTC)

Une do votoja per Wikipedia ose Uikipedia edhe pse mendoj se tani per tani Wikipedia per mendimin tim eshte ok. Joni 2005 Prill 2 06:48 (UTC)

Komenti nga aarianitaa@gmail.com eshte si vijon: Duke marre parasysh se edhe Webfaqja e ka emrin Wikipedia patjeter qe edhe ne Gjuhen Shqipe to jete poashtu. Kete e them per disa arsye: 1) Se pari nuk duhet tu ngjasim popujve sllav te cilet shovenizmin e vet e deshmojne edhe ne perkthimin e Emrave (kjo eshte mungese e rregullave gramatikore) Emri Wikipedia eshte Wikipedia dhe aty nuk ka asgje qe e nderon. 2)Nese dokush merzitet se behet njefar asimilimi ne kete menyre le te nisen prej shtepive te tyre dhe te bejne korrigjime ne gjuhen e perditshme 3) Emri im eshte Arianit qofte per Bullgarin, Shqipetarin apo Rusin. Arianit eshte dhe ashtu do te mbes. Nuk egziston perkthim i emrit Arianit njejte si Wikipedia. 4) Ka dhe shkaqe tjera por nuk do te marri shume kohe, besoj se shumica pajtohen Wikipedia.

Une jam i mendimit se edhe ne shqiptaret, duhet ti pershtatem botes moderne. Wikipedia eshte ne rregull. Keshtu eshte mendimi im!Ervini


Kam bindjen e plote, se kjo eshte nje teme qe do me te vertete nje zgjidhje te menduar mire. Jam i mendimit qe me futjen e gjuhes se internetit kane dhe do te ndodhin shume ndryshime qe nuk mund te konsiderohen si "te vogla". Duke marre shkak dhe nga praktika qe perdoret ne vende shume te zhvilluara, kam konstatuar qe shumica e termave qe perdoren sot, merren thjeshte ashtu siç jane dmth. nga gjuha baze e internetit qe eshte ajo angleze. Nqs. ne do te vazhdojme te krijojme "terma te reja" te bazuara nga metodat e deritanishme (pshm. Uikipedia ne vend te Wikipedia), kjo do ti krijonte redaktuesit apo dhe lexuesit sigurisht veshtiresi ne kuptimin e fjales. Pse mos te bejme dhe ne hapin e pare drejt se vertetes. Drejt asaj qe fjala te ruaje origjinalitetin e saj, pa qene nevoja ta deformojme?. Uni | Uni
Keshtu eshte puna: W ne fjalet qe kane rrenje angleze ne shqiptohet U. ne fjalet qe kane rrenje gjermane e evrolindore (psh Woytyla = Vojtilla, mbiemri i papes) shqiptohet V. Mirepo, vete fjala wiki eshte prej hawaiit e sic tha dikush ketu ata i thone viki e jo wiki sic e ka adaptuar shkruesi i softuerit. Overall, uikipedia po tingllon me bukur. Por e tera varet te qellimi i perkthimit? Nese eshte fjala per nje emer qe do te terheqe antare te rinj, atehere e nderrojme, perndryshe a nuk eshte kjo fjale registered trademark e ku ta di une. --Arianiti 2005 Prill 8 02:33 (UTC)
Nuk e di si te votoj per kete po shpresoj se kjo te jete menyra e duhur.

-Vikipedia- , pra pajtohem me mendimin e Unit. Ne shqip nuk ka fjale qe fillojne me Ui, prandaj besoj se Vikipedia shkon me shume, ashtu sic themi po vij dhe jo po uij. Jo vetem aq po shume vete Europes i thone Evrope. Evropa e bashkuar shkon me shume se Europa e bashkuar.Xhamlliku 2005 Prill 8 17:58 (UTC)

Ja dhe disa shembuj krahasues, per te perforcuar mendimin e perdoruesit Xhamlliku:

 Evropa, Vikipedia, etj.
 Europa, Wikipedia, etj.
 Jurop, Uikipedia, etj.

Sa per nje ide se c'kane bere projektet ne gjuhet e tjera, lidhjet nderwiki per Wikipedia:

af:Wikipedia
ang:Wicipǽdia
ar:ويكيبيديا
roa-rup:Uichipedia
ay:Wikipedia
bg:Уикипедия
bn:উইকিপিডিয়া
bs:Wikipedija
ca:Viquipèdia:Què és la Viquipèdia
cs:Wikipedie
cy:Wicipedia
da:Wikipedia
de:Wikipedia
el:Βικιπαίδεια
als:Wikipedia
es:Wikipedia
eo:Vikipedio
fa:ویکی‌پدیا
fo:Wikipedia
fj:Wikipedia
fr:Wikipédia
ga:Vicipéid
gl:Wikipedia
ko:위키백과사전
hi:विकिपीडिया
hr:Wikipedia
id:Wikipedia
ia:Wikipedia
is:Wikipedia
it:Wikipedia
he:ויקיפדיה
csb:Wikipedijô:Ò Wikipediji
kw:Wikipedia
ku:Wikipedia
la:Vicipaedia
lt:Wikipedija
lb:Wikipedia
li:Wikipedia
ms:Wikipedia
minnan:Wikipedia
na:Wikipedia
nl:Wikipedia
nds:Wikipedia
ja:ウィキペディア
no:Wikipedia
nb:Wikipedia
nn:Wikipedia
oc:Oiquipedià
pl:Wikipedia
pt:Wikipédia
ro:Wikipedia
ru:Википедия
scn:Wikipedia
sk:Wikipédia
sl:Wikipedija
sr:Википедија
fi:Wikipedia
sv:Wikipedia
tl:Wikipedia
tt:Wikipedia
vi:Wikipedia
tpi:Wikipedia
tr:Vikipedi
uk:Вікіпедія
wa:Wikipedia
zh:维基百科

Dori | Diskutim 2005 Prill 2 13:22 (UTC)

Une mendoj eshte me mire te kthehet ne Uikipedia ;) dhe mund te jepet nje shpjegim i emrit tek artikulli. A eshte i sakte perkufizimi i meposhtem? Ne shqip fjalet i shkruajme ashtu si i degjojme. nervi_modest 2005 Prill 2 13:46 (UTC)

Po te pranosh se perkufizimi i mesiperm eshte i sakte, atehere i bie qe te vendosim per emrin Vikipedia dhe jo Uikipedia. Shpjegimi eshte shume i thjeshte: Po ta dija une si shqiptar qe w-ja angleze lexohet gjithmone "ui" (!), atehere problemi ishte i zgjidhur. Shume evropiane germen "w" e lexojne "v". Kjo do te thote qe ata e lexojne dhe e degjojne Vi dhe jo Ui. Meqenese gjuha shqipe s'ka "w", jam per kete renditje:

  1. Vikipedia
  2. Wikipedia
  3. Uikipedia

Uni | Uni 2005 Prill 3 15:55 (UTC)

Se kuptoj pse V. Mos ndoshta kur degjon Wikipedia nga nje anglishtfoles e degjon si V? V do ta thonin (shqiptonin) vetem gjermanet (tek-tuk ndonje polak, cek apo italian). Nuk ka rendesi se si e lexojne shume evropiane W. Nuk behet fjale as per W ne vecanti. Rendesi ka si e lexojne vendesit (madje as vendesit, ashtu sic shkruhet shqiptimi ne fjalor do ishte me qarte). nervi_modest 2005 Prill 5 08:34 (UTC)

In most English-speaking countries wiki is usually pronounced [wɪki] or [wiki] (IPA); in French, Hebrew, German, Hawaiian and Hawaiian English, it is sometimes pronounced [viki] or [vɪki].nervi_modest

Vendosni nje link te faqja e pare per kete artikull.nervi_modest 2005 Prill 6 14:03 (UTC)

Do te ishte me lehtë me qene keshtu:

Intelektuali Wiki e paskan marre nga gjuha hawuajane qe domethene shpejt ose informatike. Ne qoftese do perdorim Uikipedia eshte me mire te perdorim Uikipidia. Keshtu shqipetohet ne anglisht dhe duket me mire. Ne qoftese do perdorim W atehere le ta lejme Wikipidia ose Vikipidia. Per mua eshte me mire te perdorim Uikipidia. MOS HARRONI QE EMRI NUK KA SHUME RENCI NE QOFTESE INCIKLOPEDIA NUK KA MATERIAL! ATEHERE MOS ARXHONI SHUME KOHE ME EMRIN POR PRODHONI MATERIAL!

-- Unë jam për "Uikipedia" ose "Wikipedia". Prej tyre do ta kisha zgjedhur "Uikipedia" vetëm për shkak se "W" nuk është ne alfabetin tonë. Sa i përket versionit "Vikipedia" jam absolutisht kundër për shkak se rrokja "Vi" përdoret në gjuhët të cilat është vështirë të shqiptohet "Ui". Kjo është karakteristikë te gjuhët me rrënje sllave. Mendoj qe fjala në shqip "Evropa" është e bazuar në sllavishte për shkaqe politike apo ku ta di unë. Në atë kategori të gjuhëve është vështirë të shqiptohet "Europa". Pasi ra fjala te kjo fjale, mendimi im është që të përdoret gjithmonë "Europa" pasi që alfabeti ynë i pasur na mundëson, beta 2005 Qershor 30


* Nga ASKUSHI 


Sa per dijeni,si i thojm na kah Shkodra.

Emri EVROPE vjen nga mitologjia greke me sa di une.Nje e parapëlqyer e Zevsit (e jo Zeusit),me emër Evropi,nimfe apo floçkë ne Shqip,qe perpiqet ti ike Zevsit se ky po e ndiqte,shenderrohet ne nje ishull(dhe mbetet ashtu,apo jo ???) tani nuk me kujtohet,dhe shpeton prej tij.Nga kjo vjen fjala,emri EVROPe. Nuk e di pse Evropianet gjithmone i shtremberojne fjalet e huaja veçanërisht ne greqisht parashtesen EV- qe do te thote i(e)mire,lehte.

 Me nderime A.....


Duhet te jete sa më afert me origjinalin... Ai shifni se si i kan zgjedhur te tjerët, te gjithe e kan ne origjinal me perjashtim te dy gjuheve qe s'po ua them emrin...i keni vrejtur edhe vet.. Pse te dallohemi gjithnjë nga te tjerët ? Pastaj, nukë është në mod qe ne të jemi eksepcionel apo vetëm ne te dallohemi me gerrma tjera kurse ter bota e quan Wikipedia, nuk e di se ku ështe problemi? Enciklopedia ështe ne tere boten e njohur me kete emer, e pse të mos mbetet edhe edhe për ne "Wikipedia" ? Mos u mundohuni të shtyhemi nga ekstremi tjetër se mjaft kemi vuajtur. per mendimin tim, "Uikipedia" s'ka as kuptim as tingllim asgjë të mirë vetem rreshqitje dhe gabim fatal! Duhet te kuptoni se kjo "U" ne disa gjuhe tjera shqiptohet ne "Y" çka i keqëson edhe më keqë marredhenjet me tjerë "Wikipedista" permes internetit, sepse bëhet si qeshrake dhe i kot ky ndryshimi yni! Pse doni qe bota te tallet me ne edhe ne kete shekullin e internetit ?

"WWWWWWW" nuk pengon fare, duhet menduar qe ne fillim ju administratoret, pse te votojm ne ?

  1. Dy
Kur e perktheva pamjen prandaj e lashe sic ishte (qe te ishte njesoj me te tjerat), por disa me kane bere verejtje sepse alfabeti shqip s'ka germe W. Problemi nuk eshte se eshte veshtire per tu shtypur. Tani per tani mendoj se duhet lene si eshte se s'ka shume veta qe kane votuar dhe do shume pune per tu ndryshuar. Kur Wikipedia ne Shqip te kete me shume anetare, mund t'i rikthehemi kesaj ceshtjeje. Dori | Diskutim 2005 Qershor 9 01:32 (UTC)

Pershendetje, edhe une jam i mendimit se duhet te jete Wikipedia. E kuptoj se alfabeti jone nuk ka "W" , por nuk e shoh te arsyeshme te largohemi prej konceptit origjinal, qe eshte Wikipedia. Dhe sic e shihni, shumica e gjuheve te tjera e perdorin origjinalin.

Nuk do te ishte "bukur" ne te dallojme e te ndrrojme, dhe mendoj se do te krijonte konfuzion edhe tek shfrytezuesit dhe vizituesit tjere, mbasi shumica e njehin kete projekt (ne pergjithesi, pa marre parasysh cilendo gjuhe) si Wikipedia. Jeton

Mendoj se emri i ketij projekti duhet te mbetet ai i origjinalit,pasi me kete emer me lehte identifikohet dhe dihet se per cka behet fjale.....lumi

  1. Nje
  2. Dy


Unë mendoj se duhet zgjedhur me germën "V" për emrin e projektit. Pra të quhet "Vikipedia". Ja pse:

  • Sepse "V" i përgjigjet shkronjës "W" si germë, edhe pse jo në tingëllim.
  • Sepse përdorimi me "V" (Vikipedia) është shqipërim, mëvetësim i germës "W" dhe i emrit "Wikipedia"
  • Sepse po zgjodhëm germën "U", s'kemi bërë gjë tjetër, perveç se e kemi përkthyer nga anglishtja d.m.th s'kemi emërtuar gjë projektin!
  • Sepse në gjuhën shqipe dy zanore njëra pas tjetrës nuk tingëllon mirë.
  • Sepse as vetë anglisht-folësit germën "W" nuk e theksojnë "U" por "V" me tingëllim afër "U-së"
  • V-ja është edhe veçori e gjuhës sonë kundrejt germës W.


Votoj për: Vikipedia - më shqip, emërtim dhe mëvetësim!


Me respekte,
Dardani (Kaçanik).

  • Shënim: Jam studiues i gjuhës dhe letërsisë shqipe, poashtu kam bërë një punim pikërishtë për problematikën e përkthimeve dhe përshtatjes nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe :) ,dhe për dallimet midis asaj që quhet "përkthim" dhe asaj që quhet "shqipërim".

Cuna kam pershtypjen qe eshte e kote ta vazhdojme ket sondazhin sepse sbesoj qe do kete me votime. Dhe me sa shof nga tabela emri i zgjedhur deri sot te pakten eshte Uikipedia. Do thoja qe eshte OK edhe pse une do mbeshtetja me shume unifikimin e ktyre lloj emrash.Joni 2005 Prill 14 23:18 (UTC)

Wikipedia eshte vetem nje me mbrapa ama. S'me pelqen te marrim nje vendim me kaq pak vota, ndonese votova per Uikipedia. Si mendoni ju te tjeret? Dori | Diskutim 2005 Prill 15 01:49 (UTC)

Pershendetje te gjitheve. Une mendoj se eshte me mire qe ta leme ashtu sikur eshte dmth: "Wikipedia", pasi eshte emri origjinal. E kuptoj faktin se nuk kemi shkronje "W" por duhet edhe ne nje fare menyre te respektojme titullin origjinal... :Pirus Minor 07 Korrik 2005

Pse Washington nuk është Vashington por Uashington ? Nuk është grup prej dy shkronjash Vi por grup i dy shkronjave Ui që i afrohet më së afërmi theksimit të W e posaqërisht në këtë rastë, sikurse Ua nuk është Va. Me Vi nuk mund të krijohet grupi si p.sh: ng , shq etj.--Hipi Zhdripi 2005 Korrik 11 00:06 (UTC)


[Pse "Vikipedia?"] Përgjigje të nderuarit, me nofkën 'Hipi Zhdripi'[Redakto nëpërmjet kodit]

I nderuar, me nofkë 'Hipi Zhdripi',
Fillimisht të falenderoj (dhe të tjerët) për interesimin mbi çështjen në fjalë që kam ngritur (për hir të gjuhës shqipe).:)
[Ju lutem, mundësishtë rregullone vendin e këtij reagimi,sepse nuk di ta përdorë mirë këtë programin e kësaj enciklopedie. Faleminderit!:)]

Dallimet midis përkthimit, përshtatjes dhe shqiptimit do t'i paraqes në pika të shkurtëra që t'ju kursej kohën të gjithëve:) :

  • Përkthimi: D.m.th. kur e përkthejmë një fjalë të huaj "sipas natyrës dhe ligjeve të asaj gjuhe" pa marrur në konsideratë gjuhën në të cilën do të përkthehet. Këtu përfshihet edhe kultura e atij populli çfarë nënkupton me atë fjalë.
  • Përshtatje: E kundërta e përkthimit. Merret një fjalë e huaj dhe i përshtatet natyrës dhe ligjeve të gjuhës së përkthyer (përfshirë poashtu kulturën e këtij populli).
  • Shqiptim: Është një mbi-përshtatje, ndryshe e kam emërtuar "mëvetësim". Patjetër "shqiptimi" i një fjale të huaj kërkonë zotësi dhe diapazon të gjerë historik, kulturor dhe mbi të gjitha gjuhësor mbi gjuhën dhe popullin e saj, të cilës do t'i mëvetësohet diçka. Me fjalë të tjera, "shqiptim" është ta bësh një fjalë të huaj (megjithëse e përshtatur) të tingëlloj sikur të ishte shqip, pra në këtë plan gjuhësor edhe pasurohet gjuha jonë duke e shkrirë në natyren dhe ligjet e gjuhës sonë. ;)

Dallimet në planin praktik:

  • Uikipedia - Nëse e përdorim në këtë mënyrë, me "U" d.m.th. e kemi përkthyer këtë germë, me fjalë të tjera, e kemi shkrirë sipas natyrës dhe ligjeve të asaj gjuhe.

Shënim: Tek anglishtfolësit germa "W" sipas natyrës së gjuhës së tyre konsiderohet: ' "V" e mbyllur '.

  • Pse Vikipedia? : (Siç i kam përmendur arsyet :) ) Po i rithem por pak më ndryshe,në një metod tjetër:

- Është njëheritë shqipërim i germës "W" (një germë kundrejt një germe: "W = V", jo W=UA)
- Është "mëvetësim" i vet emrit "Wikipedia" ;)
- Germa "W" sipas ligjeve dhe natyrës së gjuhës sonë të ëmbël është '"V- buzore"'

Ke pyetur pse thuhet: "Uashington" e jo "Vashington"!
Ja pse:

  • E para: Përdorimi i një fjale në masë nuk është argument se është e drejtë.
  • E dyta: Theksimi i germës "W" në "U" ka ardhur si rezultat i dominimit të dialektit toskë mbi atë gegë pas valës së emigrimeve nga Shqipëria e Jugut në Sh.B.A. gjatë sistemit enverist. (Mëparë përdorej: "Vashington" - keshtu akoma vazhdon të përdoret..por nuk është vendi të sjell shembuj nga letrat shqipe sepse po flasim per "dallimet e 3 nocioneve")
  • E treta: Germa "W" nuk është grup germash e as tonesh, por një germë e vetme (siç e thash mësipër)

- Nese e perdorim këtë germe (W) si kompozim dygermësh i bëjmë padrejtësi alfabetit shqip në dy plane:

  • Plani i parë: Varfërimi i alfabetit tonë me injorimin e germës "V"
  • Plani i dytë: I kemi rënduar shqipfolësve shqiptimin e germës "W". Gjuha (jo shkenca, por gjuha vetë) e shqiptarit më lehtë thekson germën "V" se sa germën "UA" - "Vashington" (Ua-ashington!)

- Diçka tjetër: Nëse mendohet, se, "W" është grup dygermësh: "Ua" , atëherë në rast se pas germës "W" pason zanorja "A" si do ta theksonin (anglishtfolësit)?


Për të mirën e gjuhës sonë të ëmbël shqipe!:)
Me respekt, Dardani
Kaçanik

- Shënim: Ka shume gjëra të tjera për t'u thënë për çështjen në fjalë, por u mjaftova me kaq. Flm!


Ky diskutim ka filluar me 2 Prill 2005 dhe akoma nuk eshte arritur me mirekuptim, se si do te jete emri perfundimtar i projektit. Duke ju bazuar ketij fakti mund te konstatohet, se ketij projekti me shume se kurre i nevojiten perdorues te kualifikuar dhe me aftesi te nevojshme organizative, konstruktive dhe vendimmarrese. Eshte per tu theksuar se ne punen e deritashme i eshte kushtuar rendesi kryesisht redaktimeve te artikujve te vecante, duke anashkaluar nevojshmerine e krijimit te nje grupi drejtues, i cili me marreveshje nepermjet diskutimeve te parashtronte nje plan pune per te ardhmen. Kjo duhet te sherbente edhe si nje nxitje per perdoruesit e rinj ne te ardhmen. Uni