Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/36

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


...sportistja shqiptare Majlinda Kelmendi shpallet kampione bote sepse arriti të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Botëror në Rusi, vend në të cilin xhudistja 23-vjeçare hyri me pasaportë shqiptare për shkak se Rusia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës?

...projekti italo-shqiptar Archadrin një pjesë të aktiviteteteve të veta i ka të lidhura ngushtësisht me Lugina e Drinosit dhe pasuritë e saj arkeologjike sepse ekspeditat e vazhdueshme kanë evidentuar rreth 200 site, tuma arkeologjike të përpunuara gjatë dy viteve të fundit, të cilat janë të ndërtuara me teknika të veçanta nga periudha prehistorike e deri në të tjera periudha të mëvonshme?

...studjuesi britanik Noel Malcolm është autori i "Bosnja: Një histori e Shkurtër", (1994) dhe i "Kosova: Një Histori e Shkurtër" (1998) nderuar me medalje në Shqipëri dhe Kosovë për kontribut ndaj çështjes shqiptare?

...Tyler Brûlé gazetar i njohur kanadez në dhjetë qytetet ku jetohet më mirë në Shqipëri rendit në listën e tij në vendin e 10-Shëngjinin, 9-Peshkopinë, 8-Orikumin, 7-Rrëshenin, 6-Çorovodën, 5-Pogradecin, 4-Vlorën, 3-Tropojën, 2-Përmetin, 1-Korçën ?

...Aktorja Liza Laska e vlerësuar me titullin "Artiste e merituar" realizoi një karrierë të pasur në kinematografinë shqiptare?

...gjatë një punë kërkimore disa vjeçare mbi simbolet hebraike në Berat dhe veçanërisht mbi simbolet e mozaikut të kishës së shën Kostandinit dhe Helenës në Kalanë e Beratit u zbulua sipas studjuesit Dritan Çoku gjetja në ikonostas "shenja me 3 të lakuara" e cila shfaqet në mbetjet e frizit IV dhe VI të Kapernaumit është simbol i vazhdueshëm samaritan duke u pranuar edhe nga Komuniteti Judeo-Kristian i Kapernaumit (fshat antik i vendosur në bregun Veri PerëndimordetitGalileas)?