Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/38

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i Shqipërisë

...Origjina e emrit Albania "Vendi i Shqiponjave" nisi të quhet kështu duke filluar nga shekulli XI, së pari nga historianët e Bizantit dhe nuk ka domethënien e "regione dell’alba" – "rajoni i agimit" siç është pagëzuar nga shkrimtarë që jetonin në lindje të vendit por latinisti dhe leksikografi Ferruccio Calonghi (1866-1945) i referohet temës joindoevropiane alb – me vlerën e "malit" – prej nga ka buruar madje edhe termi latin Alpes – Alpet sipas Revistës "Medioevo"?

...Lulzim Vulashi, furrtari pronar i Bukë Dashuri dhe FantaziFirence , ka menduar t’ua bëjë ditët më të ëmbla (apo të kripura, si të preferojnë ata) më të vegjëlve, atyre që shkojnë në kopshte e shkollat fillore nga 15 shtatori deri në 15 tetor, do t’u ofrojë fëmijëve zamër falas: panine, pica, ëmbëlsira të ndryshme?

...Mali i Dajtit është "Park Kombëtar" prej 3300 hektarësh ndodhet në një afërsi prej 26 kilometrash nga Tirana me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit?

...Türkan Şoray e njohur si Shamikuqja dhe "Gruaja numër një e kinematografisë turke" e ftuar nderi sivjet tek Festivali Ndërkombëtar Veror i Durrësit në fillim të viteve '70 realizonte 10-12 filma në vit?

...Monumentet e Kulturës në Lezhë larguan mbeturinat që ndodheshin prej vitesh në shtëpinë muzeale shekullore të Zekajve me fonde të donatorëve privatë?

...në nismën e restaurimit të shumë veprave monumentale dhe historike bën pjesë edhe Ura e Gorricës në qytetin e Beratit e cila do të fillojë së shpejti me fondin prej 130 mijë dollarësh, akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për konservimin e vlerave të papërsëritshme që mbart kjo urë?

...në vitin 1261 familja Paleologu rivendosi perandorinë romake të lindjes, por despotati shqiptar i Epirit ruajti pavarësinë e tij?