Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/47

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vinçens Prenushi

... Gjeth e lule, përmbledhje lirike, Prej robnijet në liri, Dramë, E trathtuemja, Guri i mshehtë e fort i çmueshëm, Nder lamijet e demokracis', E panjohuna (përkthim) , Kangë popullore gegënishte janë disa nga veprat e Vinçens Prenushit eseist, publicist, poet, folklorist e përkthyes ?

...Kuçova ka qenë vendbanimi i hershëm Ilir i fisit Desaret ?

...Sherebela (Salvia officinalis) është bima kryesore aromatiko-mjekesore që zë peshën më të madhe si në eksportet kombëtare ashtu edhe rajonale ?

...një pikturë që besohet të jetë punuar nga vetë diktatori gjerman Adolf Hitler është shitur në një ankand të Gjermanisë me një vlerë prej 130 mijë eurosh ?

...patatja ka më pak kalori se orizi dhe pasta dhe është e pasur me shumë vitaminë C dhe për këtë arsye detarët e shekullit 19 e kanë ngrënë për të shmangur skorbutin ?

...janë gjithsej 18 gra të cilat kanë pranuar që të martohen me shqiptarin nga komuna e Grabianit në Shqipëri ?

...shpella iliriane e përdorur nga detari me famë ulqinaku Haxhi Aliu është një dëshmitare interesante e historisë dhe është më e madhja shpellë e bregdetit shqiptar me një lartësi në hyrje 60 m mbi nivelin e detit ?