Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/51

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


...këngëtarja Elhaida Dani risolli këngën energjike të Jessie J "Mama Knows Best" tek "The Voice Of Italy" 2013 dhe e finalizoi konkurrimin me një interpretim akoma më perfekt të këngës "Adagio" e fioi me mbi 71% të votave ?

.. kënga e rapsodit që nuk shikon në filmin Skënderbeu interpretohet nga basi i njohur në mbarë Europën e viteve të pas luftës së dytë botërore Luk Kaçaj nga Bajza e Malsisë së Madhe ?

...artistët me famë botërore Ermonela Jaho, Gëzim Myshketa dhe Bichard Barker i janë përgjigjur ftesës për një koncert bamirësie në Tiranë në datën 14 dhjetor në skenën e TKOB-së me moton “Nuk ka rëndësi sa ndihmojmë, por sa dashuri dhurojmë teksa ndihmojmë” ?

... balerini shqiptar Kledi Kadiu ka marrë titullin "Personaliteti Europian i vitit" për baletin në edicionin e 44-t të ditës europiane në selinë e Bashkisë së Romës ?

... Kuçova sipas arkeologëve mendohet se ka qenë vendbanimi i hershëm Ilir i fisit Desaretët dhe nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit në Perondia ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikolla del se kjo trevë ka qenë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar ?

... në vitin 1969 piktori Lin Delija themeloi Akademinë e Artit "Gjergj Fishta" dhe në vitin 1983 krijon Akademinë e Artit "Carlo Cesi" në vilën Mentuccia në Antrodoko të Italisë ?

...violinisti Daniel Vlashi ka interpretuar këto ditë si solist me orkestrën sinfonike të Galicisë në La Korunja dhe publiçistja Gemma Malvido e gazetës "La Opinion" i ka kushtuar një shkrim të veçantë këtij evenimenti së bashku me foton e artistëve Florian Vlashi atë e bir solistë të shfaqjes ?

... pedagoget e Universitetit të Arteve Nora Çashku dhe Merita Rexha ndërmarrin një iniciativë mediatike për të blerë një piano që do ju shërbejë për punën e edukimit artistik ?

... një nga emrat e spikatur të skenës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit baritoni Armando Likaj numëron 40 role në tetë vite karrierë, duke arritur një rekord në moshën 31-vjeçare ?

... Lutfi Pasha me origjinë nga Vlora qeverisi si kryeministër në Perandorinë Osmane në vitet 1539-1541 dhe gjatë qeverisjes së tij bëri paqe me Venedikun që ishte tepër e favorshme për osmanët sepse ajo sillte territore para dhe qetësi ?

... "Ligji i Arsimit" me nofkën "Ligji Mirash Ivanaj" ishte ligji më i rëndësishëm e më i plotë i periudhës së shtetit shqiptar në vitet '30 dhe qëllimi i tij ishte të krijonte dhe integronte sistemi e arsimit kombëtar në Shqipëri ?

... Rita Ora këngëtarja me origjinë shqiptare këndoi edhe për familjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në koncertin e Krishtlindjeve që bëhet çdo vit në Washington për të mbledhur fonde për Sistemin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve ?