Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/52

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



... spinaqi mund të thuhet se është një central elektrik i mbushur me të gjitha llojet e vitaminave (A, C, E, K, B6) pastaj mangan, kalcium, selen, riboflavin, hekur, niacin dhe zink ?

... Anisa Ameti është vetëm 7 vjeçe e lindur dhe e rritur në Hamburg të Gjermanisë me origjinë dibrane e ka pasjon baletin me të cilin po korr suksese ?

... "Kolonia e piktorëve" nga i gjithë vendi ka zënë pozicionet më të bukura përreth qytetit të Fierit dhe po rikrijon në telajo, tiparet më pikante e më të mira të zonës ?

... pas gjermanishtfolësve, janë shqipfolësit të dytët në listën e përdoruesve të gjuhëve në Kantonin e Lucernit në Zvicër ?

... një studim ka zbuluar që njerëzit që hanë pesë ose më shumë mollë në javë kanë funksion më të mirë të mushkërive falë veprimit të kvercetinës ?

... një nga studiuesit e jetës dhe veprës së Pjetër Budit, Behar Gjoka, bashkë me disa kolegë të tij kanë iniciuar një nismë për të kaluar në "sitën" e kritikës jo vetëm autorët bashkëkohorë, por që nga periudha e parë e letrave shqipe, që nis pikërisht me Budin e bashkëkohësit e tij Lek Matrënga, Frang Bardhi ?

... prestigjozja britanike "The Guardian" ka zgjedhur të urojë lexuesit e saj online me titullin "Eversion E white" për Krishtlindje me veprën e artit të artistit shqiptar Anri Sala realizuar me palma ngjyra-ngjyra valëzuese dhe me drita diskotekash interesante” në vitin 2009 ?