Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/10

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Toka


... gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se gjendja e tij e lëngët dhe akulli në vend që të notojë në ujë sipas ligjeve faktikisht "normale" të fizikës duhet të fundoset në fund të tij ?

... më 29-30 Mars 1995 në qytetin e Pukës ra deri në 85 cm borë prandaj thuhet se Puka ka 6 muaj dimër ?

... Shqipëria u bë qysh u bë, por duheshin të bëhen edhe shqiptarët, me edukim, arsimin fetar e atdhetar, me dituri bashkëkohore, me dije filozofike e shkencore vlerësonte dijetari Hafiz Ismet Dibra ?

... prej kohësh mendohet se delfini i cili jeton mbi 100 vjeç e përdor tinguj valleje e kërcen për të komunikuar e lundruar së bashku me pjesën tjetër të balenave është paraardhës i gjitarëve tokësorë ?

... edhe pse gjatė karrierës së tij ka interpretuar vetėm role episodike Ilia Shyti arriti të ripërtrijë personazhe që kanë mbetur tashmė në kujtesën e spektatorit që kur në vitin 1958 ai interpretoi në filmin e parë me metrazh të shkurtër "Tana" ?

... shqiponja e malit ka aftësi të mëdha fluturuese e shpejtësi të madhe manovrimi dhe dallohet lehtë edhe në distanca të largëta falë qafës e bishtit të gjatë si dhe gjatësisë së krahëve ?

... këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku realizoi dhe disa videoklipe në sferën e këngës popullore të vlerësuara nga publiku dhe të qëndrueshme në kohë si "Konga Qomiles" , "Fustanin që ta solla mbrëmë" dhe "Ky marak, maraku i shkretë"  ?

... Luledelja e njohur edhe si luleshqerra , bukurishte, lule kacidhe, lule buke (Pogradec), lule dhensh (Elbasan), lule dheshë (Vuthaj) është motivi në poezinë " Ëndrra e luledeles " me të cilën autorja Valdete Antoni u vlerësua me çmim nga Lidhja e Shkrimtarëve në 1999 ?

... skulptori Dhimitër Çani i cili përfaqësoi Shqipërinë në bienalen e Venecias në vitin 1933 duke u vlerësuar me çmim për bustin e Ahmet Zogut një pjesë të madhe (afro 100 punë) ja ka dhuruar qytetit të tij të lindjes Korçës që të ruhen për gjeneratat e ardhme ?

... themelimi i qytetit antik Antigonea në Gjirokastër lidhet me mbretin Pirro i Epirit në fillimin e shekullit III p.e.s pasi shkoi në luftë në Egjipt si mirënjohje për vjehrrën Berenices gruan e mbretit Ptoleme e cila i ofroi atij dorën e së bijës vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin e nuses Antigonea ?