Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2014/35

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Eliza-Dushku-E-dashur-Shqiperi.jpg
Eliza Dushku në Tiranë 2012

"E dashur Shqipëri!Unë kam qenë gjithnjë kurioze dhe e hipnotizuar nga misteret e tua.Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi migruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përsenë..."

Eliza Patricia Dushku e njohur si Eliza Dushku, lindi më 30 dhjetor 1980Boston, Massachusetts. Është një aktore amerikane me prejardhje nga një familje shqiptaro - daneze. U bë e njohur me rolin Faith në TV serinë Buffy dhe nga TV seria Angel. Prindrit e Elizës janë profesorë universiteti, babai është shqiptarë nga Korça ndërsa nëna daneze dhe ligjeron në universitetin e Suffolk-ut në Boston. Në ndërkohë Eliza jeton me vëllaun Nate DushkuLos Angeles. Si 10 vjeçare filloi karierën e saj në filmin That Night, të cilën e pasuroi duke luajtur së bashku me disa yje të filmit amerikanë si :Robert de Niro, Ellen Barkin, Leonardo DiCaprio, Arnold Schwarzenegger, Jamie Lee Curtis, Halle Berry dhe James Belushi. Gjatë viteve 1996 - 1998 përfundoi shkollimin në gjimnazin Watertown Highschool dhe dëshironte të vazhdonte studimet, mirpo pas ofertave për rolet në filmat Buffy dhe Angel vendosi të vazhdonte karierën si artiste. Në vitin 2003 filloi xhirimi i filmit serik Tru Calling, në të cilin Eliza luan rolin kryesorë - si absolvente e cila punon natën. Në festimet e 100 vjetorit të Pavarsisë Kombtare tetorin e 2012 "Dear Albania" quhej dokumentari që solli në Tiranë Eliza Dushkun dhe personalitetin Fadil Berisha. Eliza Dushku aktorja amerikane me origjinë shqiptare u rikthye në Shqipëri dhe u akomodua bashkë me stafin e saj në "Hotel Sheraton" në Tiranë. Ndërsa bashkë me grupin që e shoqëronte një kast modelesh dhe shoqërueset e saj kanë pozuar përballë aparatit të fotografit të njohur Fadil Berisha që ishte një nga shoqëruesit kryesor të saj gjatë vizitave në Shqipëri. Megjithëse arsyeja e ardhjes së saj ishte premiera e dokumentarit me temë shqiptare që ajo e realizoi verën e vitit 2011, me qëllim promovimin e Shqipërisë, ajo do mori me vete imazhe të reja nga Shqipëria. Aktorja hollivudiane në qendër të Tiranës Eliza dhe i dashuri i saj, ish basketbollisti Rik Fox kanë bërë edhe foto me flamurin shqiptar dhe Skënderbeun në sfond. Aktorja shqiptare vlerësoi se: "Unë jam Eliza Dushku, jam aktore ndërkohë që jam një qytetare mjaft e re shqiptare, vetëm vitin e kaluar unë kam marrë nënshtetësinë. Do të doja t’ju thoja se kjo është një përvojë mjaft e re. Unë kam ardhur këtu sëbashku me familjen time, sëbashku me fotografin e nderuar z. Fadil Berisha, në mënyrë që ne të festojmë dhe në fakt ky është një festim. Jemi shumë të kënaqur të shohim këtë lloj ndërthurje të artit, arkitekturës dhe të festës që ne bëjmë këtu. Në fakt, jemi këtu për të festuar Tiranën dhe jam këtu gjithashtu për të treguar premierën e dokumentarit tonë, "E dashur Shqipëri", letra ime e dashurisë për këtë vend. Është shumë kënaqësi të them se kemi marrë mbështetje edhe nga vende të ndryshme të rajonit, Mali i Zi , Maqedonia dhe vende të tjera të cilat do ta shfaqin këtë premierë në të gjithë kinematë e tyre, ndaj do të doja t’ju thoja se për mua është vërtet një emocion i jashtëzakonshëm dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur që gjendem këtu dhe të festojmë sëbashku”,-tha ajo gjatë një konference për shtyp në eventin TIRANA ART DAYS nga Bashkia e Tiranës.