Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/08/28

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Kështjella fushore e Bashtovës në qarkun e Tiranës dhe rajonin e Kavajës është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar. Rreth e përqark saj lulon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta.