Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/10/24

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kostumi i vajzës shqiptare


Veshjet popullore, janë një manifestim i fuqishëm i kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme. Në fondet muzeale të Institutit të Kulturës Popullore ruhen një numër i konsiderueshëm kostumesh popullore, dhe jo thjesht si numër, por variante të shumta që përfaqësojnë të gjitha tipet e veshjeve popullore shqiptare. Variante që konsistojnë në veshje ceremoniale, në veshjet e përditshme, në veshjet sipas grupmoshave, në veshje për fëmijë, vajza, për gra të një moshe të kaluar. Po, përsëri nevoja e riprodhimit është domosdoshmëri.