Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2015/01/25

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Yllka Mujo aktore e njohur dhe e vlerësuar e bashkohësisë si kualitet i lartë interpretimi është aktore me kërkesa, me plastikë të zhdërvjelltë, energjike, shpërthyese; dallon për trajtimin e mençur dhe të kulturuar të roleve, duke rikuptimësuar në kohë idetë dhe gjendjet e tyre emocionale. Veçantia është se kalon lehtësisht sa nga drama në komedi, sa nga personazhet me mbartje psikologjike e përjetime të brendshme, tek personazhet komike, deri paroditë. Në 1995 fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu” si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të Teatrove për rolin e Julias në dramën “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër” të Dorstit me kolegun Ndriçim Xhepa dhe nderohet me titullin Artiste e merituar