Wikipedia:Kriteret e një artikulli të mirë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një artikull i mirë është një artikull i pëlqyeshëm që plotëson kriteret e artikullit të mirë, po nuk i plotëson ende kriteret e artikullit të përkryer. Kriteret e artikullit të mirë masin artikuj të pranueshëm, po nuk janë aq kërkues sa ata të artikullit të përkryer, të cilët janë artikujt më të mirë të wikipedias.
Përmbajtja [redakto]
Një artikull i mirë është:
1. I shkruar mirë.
- (a) Proza është e qartë dhe koncize, ligjet e të drejtave të autorit janë të respektuara, drejtshkrimi dhe gramatika jane korrekte, dhe
- (b) Përputhet me udhërrefyesin e manualit të stilit
2. I saktë dhe i verifikueshëm:
- (a) Përmban një listë me referenca (burime të informacionit), të paraqitura në përputhje me rregullat e manualit të stilit;
- (b) Jep citime online nga burime të besueshme me kuotime, statistika, opinione të publikuara për ato pjese që mund të kundërshtohen në të ardhmen, apo janë të diskutueshme.
- (c) Nuk ka kërkim origjinal
3. Është i gjerë në mbulimin e përmbajtjes:
- (a) Adreson gjithe argumentet e subjektit e
- (b) Rri i fokusuar pa dhënë detaje të panevojshme.
4. I paanshëm: paraqet pikëvështrimet në mënyrë të qartë dhe duke i dhënë peshën e duhur të gjithave.
5. Stabël: nuk ndryshon shumë nga dita në ditë si rrjedhojë e luftërave të editimit apo të grindjeve për përmbajtjen.
6. I ilustruar, ku është e mundur, me imazhe
- (a) Imazhet kane status të mirë për të drejtat e autorit dhe mund të perdoren
- (b) Imazhet jane të lidhura me subjektin dhe kane dicitura të duhura.