Wikipedia:Projekti Fjalori/Gjeografi/F

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
Fresko pamjen ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Gjeografi apo Vitrina Projekti Fjalori/F ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije
A · B · C · Ç · D · Dh · E · Ë · F · G · Gj · H · I · J · K · L · Ll · M · N · Nj · O · P · Q · R · RR · S · Sh ·  T · TH · U · V · X · Xh · Y · Z · Zh / W
F-ja në lëmi tjera

Gjuhë dhe Letërsi
Arkeologjia
Arsimi
Baleti
Biznes
Ekonomia
Film
Fizika
Informatika
Interneti
Inxhenieria
Judikatura
Kimia
Komunikacioni
Kopshtaria
Kuzhina
Matematika
Mitologjia
Mjekësia
Muzika
Piktura
Gjeografia
Politika
Biologjia

  1. Fekonditeti nënkupton aftësinë fiziologjike ose pjellorinë potenciale të akterëve në procesin e përtëritjes biologjike të popullsisë (femrat, meshkujt, çiftet bashkëshortorë).[1]
  1. Feni është erë lokale. Fryn kryesisht nga verilindja dhe veriu në drejtim të detit Adriatik dhe sidomos gjatë periudhës së dimrit, por mund të fryjë edhe gjatë verës.[1]
  1. Fertiliteti paraqet numrin e të lindurve të gjallë në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë femërore në periudhën fertile (15-49 vjet).[1]
  1. Fermënjësi podhuese në bujqësi.[1]
  1. Abrazioni (gërryerja, bartja nëpërmjet fërkimit) është procesi dhe dukuria e veprimit të valëve të ujit të detit dhe të liqeneve në bregun e tyre.[1]
  1. Firni është masë me strukturë kokrrizore e borë-akullit në brendësinë e borës shumvjeçare ose të përhershme në zonat polare dhe në malete e larta mbi kufirin e borës.[1]
  1. Fjelldi është rrafshanltë pak e valëzuar e mbuluar me akulnajë si kësulë , nga e cila në të gjitha anët lëvizin pjesë të saj në forme gjuhe, të quajtura ajstreme. Fjeldet tipike gjenden në Skandinavi.[1]
  1. Fjordi është gji i ngusht detar , i zgjatur, i lakuar dhe i thellë me anë të rrëpinjta në brigjet malore në gjerësitë e mëdha gjeografike.. [1]
  1. Flishi është shkëmb fundërresor i krijuar në pellginat detare ( në thellësi të ndryshme) nga shtresësimi i njëpasnjëshëm i lëndës së ndryshme, të lidhur me çimento të llojeve të ndryshme. [1]
  1. Fushë-gropa është formë e relirvit e cila krijohet me zbritjen e masës tokësore mes dy ose më shumë çarjeve tektonike, kurse krahët mbesin në pozitën e mëparshme.[1]
  1. Fusha (rrafshinë) është vend i madh i rrafshët, rrafshinë mbi të cilën ngrihen vetëm bregoret dhe format e tjera pak a shumë të spikatura.[1]
  2. Fusha e Dukagjinit.- shtrihet midis malit Mokna në veri dhe malit Sharr në jug. Kufirin perëndimor e mbyll zona kodrinore e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), kurse në at lindor Drenica dhe Llapusha. Fusha e Dukagjinit prej Istogut në veri deri te Prizreni në jug ka një gjatësi prej 67 kilometrash dhe gjerësi 20-40 km.[1]
  3. Fusha e Kosovës shtrihet midis maleve të Kopaonikut dhe Rogoznës në veri dhe maleve të Sharrit e të Maleve të Karadakut në jug. Kufirin perëndimor e mbyllin Çiçavica (1091),Goleshi (1091m) dhe Malet e Cërralevës, kurse në atë lindor, Prugovci (1091 m) dhe Zhegoci (1071 m).[1]
  4. Fusha e Moravës përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë. Anamorava përbëhet prej fushës së Vitisë, të Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës)me nji sipërfaqe rreth 650km katrorë, me nji gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000 m.[1]
  5. Fusha e Llapit shtrihet në dy anët e lumit Llap. Gjendet në mes të fushës malore të Kopaonikut në veriperëndim dhe asaj kodrinore të Novobërdës ( Artanës) dhe Gollakut në juglindje. Është pjesë përbërëse e Fushës së Kosovës si nga formimi, ashtu edhe nga ndërtimi gjeologjik. Fusha e Llapit është e gjatë 20km, përkatësisht përgjysmë më e vogël se ajo e Moravës së Binçës. Është e gjerë 5 km. Nëpër këtë fushë kalon rruga e rëndësishme, e cila lidh Kosovën me Toplicën dhe Nishin.[1]
  1. Francis Beaufort ishte një hidrograf dhe oficer në marinës mbretërore e Britanisë. Beaufort ishte krijues i shkallës Beaufort për të treguar forcën e erës.[1]


  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r Planeti