Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Dhuna në shkollë dhe roli i saj në parandalim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

'Dhuna në shkollë dhe roli i saj në parandalimin e saj'[redakto | redakto tekstin burimor]


Dhuna në shkollë dhe roli i saj në parandalim


Përdorimi i qëllimshëm i forcës fizike, në tentim apo me të vërtetë i përdorur, kundër një personi, grupi apo bashkësie që rezulton ose ka gjasa të rezultoj në lëndim, keqzhvillim apo privim, dëmtim psikologjik quhet sjellje e dhunshme. Dhuna në shkollë përfshin në vehte një sërë sjelljesh të cilat kërcënojnë dhe lëndojnë fëmiun fizikisht dhe emocionalisht. Këto sjellje përfshijnë abuzimin verbal dhe emocional, kërcënimet direkte dhe indirekte, vjedhjet dhe shkatërrimin e mjeteve shkollore, ngacmimin seksual, goditjet (sulmet) e lehta dhe të rënda, disciplina e dhunshme dhe poshtëruese në shkollë dhe kërcënimi apo përdorimi i llojeve të ndryshme të armëve mbrenda objektit shkollor”.Kemi dhunë fizike dhe psikike. Me dhunë fizike nënkuptojmë :goditjet, shtyerjet, ngacmimet fizike,shkelmimin,grushtimin etj., kurse me dhune psikike nënkuptojmë: kërcënimet, fyrjet, etiketimet, shantazhet , arrogancen, përhapjen e thashethëmeve, ngacmimin psikik etj.

Dhuna ne shkolle shfaqet ne disa forma:

  • Dhuna kundër ose mes nxënësve  : shantazhet e ndryshme, kërcënimet, lëndimet, dhunimet, fyerjet, etiketimet, përhapjen e thashethëmeve, ngacmimin fizik e psikik, shtyerjet, goditjet, shkelmimin, grushtimin etj.
  • Dhunë arsimtar-nxënës që zakonisht shfaqet në formën e etiketimit të nxënësit, kërcënimit, presionit psikologjik apo në disa raste edhe si dhunë fizike.
  • Dhuna nxënës-arsimtar shfaqet më pak si dhunë fizike e më shumë në formë verbale (fyerje, kërcënime).
  • Shkatërrimi i mjeteve shkollore - shkatërrimi i pronës së shkollës si dera, dritarja, banka, karrika, ditari etj.

Faktorët që shpiejnë në dhunën në shkollë janë: faktorët familjarë (vëmendjen dhe ngrohtësinë për fëmiun, mbikqyrja e dobët ndaj fëmiut, modeli prindor agresiv), faktorët individual (temperamenti, sjelljet ndërpersonale, fëmijët aktivë dhe impulsivë – “fëmijë të dhunshëm”, fëmijët e turpshëm, të qetë dhe të tërhequr – “Viktima të dhunës”), faktorët ambiental (Lagjet ku aktet e dhunshme shfaqen shpesh, shkollat – disciplinat e dhunshme dhe “poshtëruese” për fëmiun).

Nxënësit bëhen të dhunshëm për shkak të: shprehjes së ndjenjave – disa nxënës përdorin dhunën për të shprehur ndjenjën e zemërimit apo frustrimit. Ata mendojnë se nuk ka përgjigjje për problemet e tyre dhe zgjedhin mënyra të dhunshme pë t’i shprehur emocionet e tyre të cilat nuk munden t’i kontrollojnë, manipulimit – shpesh manipulimi përdoret si mënyrë për t’i kontrolluar të tjerët për të arritur atë që dëshirojnë, hakmarrjes – gjithashtu dhuna shfaqet edhe për shkak të hakmarrjes ndaj personave të cilët na kanë lënduar ne apo personat tone të dashur.

Pasojat e dhunës në shkollë janë: dëmtim psikologjik - vështirësi në zhvillimin social, akademik dhe emocional të tij/saj, frikë, shqetësim dhe vetvlerësim të ulët, tendencë të shmangies së shkollës dhe kontaktit me njerëz.

          Roli i shkollës në parandalimin e dhunës në shkollë

Një mënyrë e sukseshme e parandalimit të dhunës në shkollë jane PROGRAMET PARANDALUESE TE DHUNES NE SHKOLLE të ndërtuara nga shkollat. Me programe parandaluese të dhunës në shkollë nënkuptojmë një sërë veprimesh e rregullash të cilat përcaktohen dhe udhëheqen nga personeli shkollor të cilat kanë për qëllim reduktimin dhe parandalimin e shfaqjes së sjelljeve të dhunshme në shkollë” Në mënyrë që të krijohet një mjedis shkollor i sigurtë dhe mbështetës këto programe duhet të ndërtohen me bashkëpunim të ngushtë të personelit shkollor, prindërve dhe komunitetit. Rregullat e përgjithshme të cilat çdo shkollë duhet t’i përcaktojë jane: përcaktim i qartë i detyrave dhe obligimeve të nxënësit ndaj shkollës, përcaktim i qartë i detyrave dhe obligimeve të shkollës (personelit shkollor) ndaj nxënësit, përcaktimi i qartë i dënimit për sjellje të dhunshme dhe realizimi i dënimeve të përcaktuara, disa nga veprimet dhe rregullat të cilat mund të jenë pjesë e programeve të parandalimit të dhunës në shkollë. Disa nga veprimet dhe rregullat të cilat mund të jenë pjesë e programeve të parandalimit të dhunës në shkollë janë: fillimisht të bëhet vlerësimi i shtrirjes së fenomenit të dhunës në shkollë, krijimi i programeve efektive ku nxënësve iu mësohet aftësitë kyqe sociale si: komunikimi, të menduarit për ndjenjat e të tjerëve, bashkëpunimi, kërkimi i mënyrave konstruktive për zgjidhjen e problemeve, përcaktimi dhe aplikimi i menjëhershëm e konsistent i dënimeve për sjelljet e dhunshme, krijimi i programeve edukuese shtesë për nxënësit që thyejnë rregullat e shkollës (si programe mesimore ashtu edhe programe ku përfshihen punëtorët e shëndetit mendor: psikologët apo psikiatrit të cilët mund të mbajnë programe për mësimin e shkathtësive ndërpersonale dhe ndryshimin e sjelljes), suspendimi, transferimi apo përjashtimi i nxënësit nga shkolla të bëhet vetëm pasi janë ndërmarrë të gjitha hapat për t’i ndihmuar atij nxënësi në përmirësimin e sjelljes së tij (në bashkëpunim me prindërit), vetëdijësimi dhe përfshirja e prindërve në diskutimet për problemet e dhunës në shkollë, shpërblime modeste për nxënësit të cilët ndihmojnë parandalimin e sjelljeve të dhunshme në shkollë, krijimi i grupeve të moshatarëve të cilët iu vijnë në ndihmë nxënësve në nevojë, krijimi i rregullave të klasës në lidhje me sjelljen në klasë, takime të rregullta grupore (nxënës, arsimtarë, prind) në lidhje me dhunën në shkollë , përmirësimi i raporteve shkollë –prind – nxënës, promovimi i shkathtësive komunikuese në shkollë.

Nga një hulumtim i bërë nga shoqata e psikologeve në disa shkolla të mesme të Kosoves kemi arritur në këto perfundime:

Kur flitet për dhunën nëpër shkolla, mendoni që kjo është pasojë e konflikteve ndërmjet:

  • Nxënësve 45%,
  • Nxënës-mesimdhenes 5%,
  • Nxënës me të tjerë nga jashtë 41%,
  • Nuk mund ta them 9%.

A mendoni se rregullativat disciplinore për nxënës dhe mësimdhënës nëpër shkolla janë mjeti i mjaftueshëm për evitimin e dhunës eventuale?

  • Po 13%,
  • Jo 30%,
  • Deri diku 9%,
  • Po nese zbatohet ne realcion nxenes-shkolle-prinder 48%

Manifestimin e dhunës eventuale nëpër shkolla mund t'a përshkruani si një sjellje që ka për pasojë lëndimin:

  • Fizik 5%,
  • Emocional 29%,
  • Fizik dhe emocional 37%,
  • Nuk ka te bej me lendim 29%

Problemet e dhunës në shkollë mendoni se duhet të zgjidhen në relacionin:

  • Brenda shkolles 14%,
  • Shkolles dhe prinderve 27%.
  • Shkolles komunitetit prinderor dhe organeve te sigurise 18%
  • Nga masat diciplinore te drejtorise se shkolles 41%

A mendoni se dhuna burimi i së cilës mund të jenë vetë mësimdhënësit, nuk ka alternativë tjetër?

  • Po 5%,
  • Jo 57%
  • Ndoshta 14%
  • Tek ne, jo, ende nuk mund te kete 24%

A mund të pohoni se keni lexuar të paktën ndonjë broshurë rreth të drejtave të fëmijëve të garantuara me ligjet vendore apoo me konventa ndërkombëtare?

  • Po 86%,
  • Jo 0%,
  • Nuk ka pasur nevoje 14%

A është raportuar apo a jeni në dijeni se janë gjetur armë apo mjete tjera të rrezikshme tek nxënësit?

  • Po 67%,
  • Jo 33%

Si mendoni për ndonjë projekt të realizuar mirë profesionalisht, për parandalimin e dhunës në shkollë?

  • Mund plotesisht ta evitoj dhunen 14%,
  • Nuk mund fare të ndikoj në parandalimin e saj 5%,
  • Mund të ndikoj në parandalimin e saj 76%,
  • Nuk besoj aspak në projekte 5%