William Faulkner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
William Faulkner Nobel prize medal.svg
William Faulkner 1954 (3) (photo by Carl van Vechten).jpg
Ditëlindja: 25 shtator, 1897
Vendlindja: New Albany, Mississippi, Flag of the United States.svg SHBA
Ditëvdekja: 6 korrik, 1962 (64 vjeçar)
Vendvdekja: Byhalia, Mississippi, Shtetet e Bashkuara
Nënshtetësia: Amerikan
Zhanri: Romansier, Eseist

William Faulkner u lind në New Albany, Misisipi, më 25 shtator 1897. U pagëzua me emrin e stërgjyshit të tij: kolonel, hero i Luftës Civile, shkrimtar. Shumë shpejt familja u vendos në Oksford, qytet në Misisipin e Veriut, ku ndoqi shkollën publiku, po nuk arriti të diplomohej.

Një apo dy vjet pas mbarimit të luftës ndjek studimet në Universitetin e Misisipit, por në fillim të vitit të dytë e braktisi edhe universitetin. Është shkrimtari që u arsimua më pak se çdo shkrimtar tjetër i kohës së vet pas Hart Crane-it, edhe më pak se Heminguej që s'e kishte kaluar kurrë pragun e Universitetit. Udhëtoi shumë pak, më pak se çdonjëri prej shkrimtarëve bashkëkohës. Në vitin 1921 filloi punë në një librari në Nju Jork. Më 1925 u vendos në Nju-Orlins, ku u njoh me Sherwood Anderson-in. U afrua me shoqërinë e letrarëve të atjeshëm, të cilët i satirizoi në romanin "Mushkonjat". Pastaj për gjashtë muaj udhëtoi nëpër Itali e Francë, ku nuk u afrua me askënd. Faulkner ishte relativisht i panjohur deri në marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi1949.

Veç sipërmarrjeve të herëpashershme në Holiud, pjesën tjetër të jetës e kaloi në qytetin ku u rrit, më pak se dyzet milje larg vendlindjes.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]