William James

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
William James
Psikolog Amerikan
Shekulli XIX-XX
William James b1842c.jpg
Emri William James
Lindja 11 Janar 1842
Vendlindja New York City
Vdekja 1910

William James (11 janar 184226 gusht 1910) U lind në New York City. Ishte psikolog dhe filozof i njohur amerikan.

Jeta e hershme.[redakto | redakto tekstin burimor]

Uilliam Xhejms u lind në një familje prindërit e të cilit ishin shumë të pasur dhe shumë arsimdashës. Kjo bënte që ata ta dërgonin James e ri të udhëtonte në Europë. Ai u formua në shkollat më të mira të Francës, Gjermanisë, Zvicrës dhe të SHBA.

Ai u end nga një interes në tjetrin duke studiuar pikturë, kimi, biologji dhe mjekësi. Në vitin 1869 mori gradën shkencore në mjekësi nga Universiteti i Harvardit. Përfundimisht në moshën 30 vjeçare ai pranoi ofertën për të dhënë mësim në Harvard dhe këtu nisi karrierën e tij të shkëlqyer në psikologji.

Karriera.[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1875 James themeloi në Harvard një laborator psikologjik për demostrime mësimore i cili ishte dhe një nga të parët në botë. Tre vite më vonë, në moshën 36 vjeçare ai u martua me një mësuese nga Bostoni dhe filloi të shkruante veprën e tij më të shquar Parime të Psikologjisë, për të cilën sipas botuesit atij iu deshën 12 vjet për ta përfunduar.

Parimet e Psikologjisë.[redakto | redakto tekstin burimor]

Parimet e psikologjisë, është një nga veprat monumentale të historisë së psikologjisë i botuar më 1890.

Lidhje të jashtme.[redakto | redakto tekstin burimor]