Willian Borges da Silva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Willian
Willian Anzhi.jpg
Willian me Anzhi Makhachkala në 2013
Të dhënat personale
Emri i plotë Willian Borges da Silva
Data e lindjes 9 Gusht 1988 (26 vjeçar)
Vendi i lindjes Ribeirão Pires, Brazil
Gjatësia 1.74
Pozita ne fushë Anësor
Informacionet për klubin
Klubi aktual Chelsea
Numri 22
Karriera në rini r
Corinthians
Karriera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2006–2007 Corinthians 16 (2)
2007–2013 Shakhtar Donetsk 140 (20)
2013 Anzhi Makhachkala 11 (1)
2013– Chelsea 17 (2)
Kombëtarja
2007 Brazil U–20 11 (0)
2011– Brazil 4 (1)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 11 Shkurt 2014.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 16 Nëntor 2013

Willian Borges da Silva (lindur më 9 Gusht 1988), njohur zakonisht si Willian është një futbollistë brazilian i cili luan aktualisht me ChelseanPremier League si anësor. Ai ka lindur Brazil dhe filloi karrierën e tij tek Corinthians, përpara se të kalonte tek Shakhtar Donetsk në Gusht 2007 për shumën e 14 Milion . William përfaqëson Brazilin që nga viti 2011.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Corinthians[redakto | redakto tekstin burimor]

2006–07[redakto | redakto tekstin burimor]

Në 2007, pasi erdhi nga sistemi i të rinjëve, Willian filloi të luajë me skuadrën e parë të Corinthians, ku ai veshi edhe fanellën me numrin 10. Ai luaji shumë ndeshje, 16 prej të cilave në ligë ku arriti të shënojë edhe 2 Gola.

Shakhtar Donetsk[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezoni 2007–08[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 23 Gusht 2007, ai firmosi një kontratë 5 vjeçare me Shakhtar Donetsk për shumën e 14 Milion [1]. Debutimi i Willian me Shakhtar erdhi në fitoren 2–1 në ligë kundër Chornomorets Odesa më 15 Shtator [2], ai hyri në fushën e lojës duke zëvëndësuar brazilianin tjetër Jádson në minutën e 57. Goli i tij i parë me klubin erdhi më 31 Tetor në një fitore 4–1 kundër Arsenal KyivKupën e Ukrainës [3]. Ai bëri debutimin e tij europian në humbjen 3–0 në Champions League kundër skuadrës italiane Milan më 6 Nëntor, duke hyrë në fushë në minutën e 73 duke zëvëndësuar Răzvan Raț [4]. Ai e përfundoi sezonin e parë me 28 ndeshje në të gjitha kompedicionet, ku 20 prej tyre në ligë, dhe shënoi vetëm 1 Gol. Ai ndihmoi Shakhtarin të fitonte Premier League dhe Kupën Ukrainase duke kompletur dopietën [5]. Ata e fituan ligën me vetëm 3 pikë para rivalëve të Dynamo Kyiv dhe gjithashtu i mundën ata 2–0 në finalen e Kupës Ukrainase.

Sezoni 2008–09[redakto | redakto tekstin burimor]

Willian duke luajtur me Shakhtar në 2009.

Ai luajti në fitoren e Superkupës Ukrainase me penallti kundër Dynamo Kyiv më 15 Korrik 2008, duke u zëvëndësuar nga Brandão pas 46 minutash [6]. Më 27 Gusht, ai shënoi një Gol në fitoren 3–1 kundër Dinamo ZagrebChampions League [7]. Më 1 Nëntor, ai shënoi Golin e parë në ligë me Shakhtarin në një fitore 3–1 kundër Zorya Luhansk [8]. Më 16 Nëntor, ai shënoi Golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër rivalëve të Dynamo Kyiv [9]. Ai shënoi Golin e vetëm në një tjetër fitore 1–0, këtë herë kundër Chornomorets Odesa më 25 Prill 2009 [10]. Ai luajti në fitoren 2–1 në kohën shtesë të Shakhtarit në finalen e Kupës UEFA kundër Werder Bremenit [11]. Ai ndihmoi Shakhtarin që të ngrejë kupën e fundit UEFA përpara se emri ti ndryshohej dhe të bëhej UEFA Europa League. Ai luajti 52 ndeshje në sezonin 2008–09, duke shënuar edhe 8 Gola. Ai luajti në të gjitha ndeshjet e ligës, përveç njërës duke shënuar edhe 5 Gola. Ai gjithashtu shënoi 1 Gol në ndeshjen e raundit të 16 të Kupës Ukrainase kundër Zakarpattia Uzhhorod me Shakhtarin që fitoi ndeshjen me rezultatin 4–1.

Sezoni 2009–10[redakto | redakto tekstin burimor]

Goli i parë i sezonit për Willian në një fitore 6–1 në raundin e 32 të Kupës së Ukrainës kundër Dniester Ovidiopol më 15 Gusht [12]. Ai u zëvëndësua në kohën shtesë në humbjen 1–0 të Shakhtar kundër skuadrës spanjolle Barcelona2009 Superkupën e Europës më 28 Gusht, ai u zëvëndësua nga Julius Aghahowa në minutën e 90 të ndeshjes [13]. Më 17 Shtator, ai shënoi Golin e dytë në fitoren 4–1 kundër skuadrës belge Club Brugge në ndeshjen e fazës së grupeveEuropa Leagues [14]. Ai e përfundoi sezonin me 7 Gola në 39 ndeshje, përfshirë 22 ndeshje dhe 5 Gola në ligë. Ai ndihmoi skuadrën të fitonte Premier Leaguen. Ata e përfunduan ligën me 77 pikë, 6 më shumë se rivalët e Dynamo Kyiv [15].

Sezoni 2010–11[redakto | redakto tekstin burimor]

Willian filloi sezonin me 1 Gol në fitoren shkatërrimtare 7–1 kundër Tavriya Simferopol në superkupë më 4 Korrik 2010 [16]. Ai shënoi Golin e parë në ligë në ndeshjen e parë të saj më 10 Korrik në fitoren 2–0 Kryvbas [17]. Më 15 Gusht, ai shënoi Golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Karpaty Lviv, duke shënuar në fund të pjesës së parë [18]. Ai gjithashtu shënoi 1 Gol tjetë vendimtarë në fitoren tjetër 1–0 kundër Illichivets Mariupol më 29 Gusht [19]. Më 8 Mars 2011, ai shënoi 2 Gola në ndeshjen e kthimit të raundit të 16 të Champions LeagueS kundër Romës, me Shakhtarin që fitoi ndeshjen 3–0 dhe kaloi në çerek–finale me rezultatin e përgjithshëm 6–2 [20]. Ai luajti në fitoren 2–0 kundër Dynamo Kyivfinalen e Kupës Ukrainase më 25 Maj, duke u zëvëndësuar nga Alex Teixeira pas 77 minutash [21]. Ai e mbylli sezonin me 8 Gola nga 42 ndeshje, përfshirë 23 ndeshje në ligë dhe 3 Gola. Shakhtar ruajti titullin kampion në ligë duke e fituar atë me 72 pikë, 7 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë, Dynamo Kyiv. Ata gjithashtu fituan kupën dhe superkupën duke kompletuar Tripletën [22].

Sezoni 2011–12[redakto | redakto tekstin burimor]

Willian duke luajtur në Champions League për Shakhtarin.

sezonin e tij të rradhës ai luajti 90 minuta në ndeshjen e superkupës kundër Dynamo Kyiv më 5 Korrik, me Shakhtarin që fitoi ndeshjen me rezultatin 3–1 [23]. Më 19 Tetor, ai shënoi Golin e parë të ndeshjes në barazimin 2–2 kundër skuadrë ruse Zenit Saint PetersburgChampions League [24]. Ai shënoi Golin e dytë në fitoren 2–1 kundër Illichivets Mariupol më 10 Mars [25]. Më 6 Maj, ai luajti në të gjithë ndeshjen në fitoren 2–1 në kohën shtesë kundër Metalurh Donetskfinalen e Kupës Ukrainase [26]. Ai e përfundoi sezonin me 6 Gola, 5 në ligë, nga 37 ndeshje në të gjitha kompedicionet, ku 27 i luajti në ligë. Shakhtari siguroi titullin e Premier Leagues për herën e tretë rresht dhe Kupën Ukrainase për herë të dytë rresht [27].

Sezoni 2012–13[redakto | redakto tekstin burimor]

Shakhtari e filloi sezonin me një fitore 2–0 kundër Metalurh Donetsk në superkupë, me Willian që nuk ishte fare me skuadrën për këtë ndeshje [28]. Ai duhej të priste ndeshjen e katërt të ligës më 6 Gusht për të luajtur ndeshjen e tij të parë të sezonit, ai luajti në fitoren 4–0 kundër Volyn Lutsk [29]. Ai zëvëndësoi golashënuesin Alex Teixeira pas 46 minutash. Më 19 Gusht, ai shënoi Golin e parë të sezonit dhe dhuroi 2 assista në fitoren fantastike 5–1 kundër Chornomorets Odesa [30]. Willian shënoi të 2 Golat e Shakhtarit në humbjen 3–2 kundër Kampionëve Europian Chelseas në ndeshjen e fazës së grupeve të Champions Leagues më 7 Nëntor [31].

Anzhi Makhachkala[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 31 Janar 2013, Willian lëvizi tek Anzhi Makhachkala për një shumë e cila u mendua të jetë 35 Milion [32] [33]. Ai fillimisht zgjodhi të veshë fanellën me numrin 10, por për shkak të kufizimeve të UEFAs që një lojtar duhet të mbajë numrin e përdorur në UEFA Champions League për pjesën e mbetur të sezonit, ai ishte i detyruar të mbante fanellën me numrin 88 që ka pasur tek Shakhtar Donetsk [34]. Pasi lëvizi në Rusi, Willian tha se ishte i lumtur të bashkoheshe me Anzhin, se dhe i uroji Shakhtar Donetskut një sukses të madhë në të ardhmen. Në debutimin e tij, Willian u dëmtua në një ndeshje të Europa Leagues kundër Newcastle United [35].

Në Gusht 2013, pas ristrukturimit në nivel biznesi, Anzhi nxori listën e largimeve për merkaton verore, përfshirë edhe blerjen e re Willian [36].

Chelsea[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 25 Gusht 2013, skuadra e Premier Leagues Chelsea pranoi marrëveshjen për të firmosur me Willian për shumën e 32 Milion £, dhe transferimi u realizua më 28 Gusht 2013 [37]. Marrëveshja u bë zyrtare më 28 Gusht dhe Willian firmosi një kontratë 5 vjeçre dhe mori fanellën me numrin 22 [38]. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 18 Shtator në humbjen 1–2 në shtëpi kundër FC Basel në ndeshjen e fazës së grupeve të UEFA Champions Leagues [39]. Pas fitoreve kundër Swindon Town dhe Steaua Bucharest respektivisht në Kupën e Ligës dhe UEFA Champions League, ai bëri debutimin e tij në ligë më 6 Tetor në ndeshjen jashtë fushe kundër Norwich City, dhe kontriboi duke shënuar në fitoren 3–1 [40] [41]. Ai shënoi Golin e dytë me Chelsean më 1 Janar 2014 në një fitore 3–0 kundër Southampton [42].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Si pjestar i Brazilit U–20, ai bëri debutimin e tij Kampionatin e të rinjëve të Amerikës Veriore kundër Kilit më 7 Janar 2007, ku Brazili fitoi ndeshjen [43]. Në 2007, ai gjithashtu u zgjodh për të luajtur me kombëtaren U–20 për të luajtur në 2007 Kupën e Botës U–20. Megjithatë, Brazili u eleminua në çerek–finale nga Spanja.

Më 10 Nëntor 2011, Willian bëri debutimin e tij për kombëtaren e parë në një ndeshje miqësore kundër Gabonit [44]. Më 16 Nëntor 2013, ai shënoi Golin e parë me kombëtaren në një fitoren 5–0 kundër HondurasitMiami [45].

Golat me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Golat dhe rezultatet me kombëtaren Braziliane.
Nr Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 16 Nëntor 2013 Sun Life Stadium, Miami, Shtetet e Bashkuara Flamuri Hondurasi 4–0 5–0 Ndeshje Miqësore

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 11 Shkurt 2014. [46]
Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
2006 Corinthians Série A 5 0 0 0 0 0 81 0
2007 11 2 4 0 0 0 292 2
Brazil 16 2 4 0 0 0 37 2
2007–08 Shakhtar Donetsk Ukrainian Premier League 20 0 6 1 2 0 28 1
2008–09 29 5 63 1 17 2 52 8
2009–10 22 5 4 1 13 1 39 7
2010–11 28 3 54 34 10 2 43 8
2011–12 27 5 45 0 7 3 38 8
2012–13 14 2 2 1 6 4 22 7
Ukrainë 140 20 27 7 55 10 222 37
2012–13 Anzhi Makhachkala Russian Premier League 7 1 2 0 3 0 12 1
2013–14 4 0 0 0 0 0 4 0
Rusi 11 1 1 0 3 0 16 1
2013–14 Chelsea Premier League 17 2 5 0 5 0 27 2
Angli 17 2 5 0 5 0 27 2
Karriera në total 184 25 37 7 63 10 302 42


1Përfshirë 3 ndeshje në 2006 São Paulo State Championship
2Përfshirë 14 ndeshje në 2007 São Paulo State Championship
3Përfshirë 1 ndeshje në Superkupën Ukrainase
4Përfshirë 1 ndeshje dhe 1 Gol in the Superkupën Ukrainase
5Përfshirë 1 ndeshje në Superkupën Ukrainase

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombëtarja Braziliane
Viti Ndeshje Gola
2011 2 0
2012 0 0
2013 2 1
Total 4 1

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Corinthians

Shakhtar Donetsk

Brazil U–20

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ FC Shakhtar signed Willian. Vizituar në 23 Shtator 2012.
  2. ^ Willian special matches. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  3. ^ Willian special matches. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  4. ^ Shakhtar vs AC Milan 0–3. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  5. ^ Ukraine 2007/08. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  6. ^ Shakhtar vs Dynamo 1–1. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  7. ^ Dinamo Zagreb vs Shakhtar 1–3. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  8. ^ Shakhtar vs Zorya 3–1. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  9. ^ Shakhtar vs Dynamo 1–0. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  10. ^ Shakhtar vs Chornomorets. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  11. ^ Shakhtar vs Werder Bremen 2–1. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  12. ^ Odesa vs Shakhtar 1–6. Vizituar në 23 Shtator 2012.
  13. ^ Barcelona vs Shakhtar 1–0. Vizituar në 23 Shtator 2012.
  14. ^ Club Brugge vs Shakhtar 1–4. Vizituar në 23 Shtator 2012.
  15. ^ Ukraine 2009/10. Vizituar në 23 Shtator 2012.
  16. ^ Shakhtar vs Tavriya 7–1. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  17. ^ Shakhtar vs Kryvbas. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  18. ^ Shakhtar vs Karpaty 1–0. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  19. ^ Shakhtar vs Illichivets 1–0. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  20. ^ Shakhtar vs Roma: match report. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  21. ^ Dynamo vs Shakhtar 0–2. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  22. ^ Ukraine 2010/11. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  23. ^ Shakhtar vs Dynamo 1–3. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  24. ^ Shakhtar vs Zenit 2–2. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  25. ^ Illichivets vs Shakhtar. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  26. ^ Metalurh Donetsk vs Shakhtar 1–2. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  27. ^ Ukraine 2011/12. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  28. ^ Metalurh Donetsk vs Shakhtar 0–2. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  29. ^ Volyn vs Shakhtar 0–4. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  30. ^ Chornomorets vs Shakhtar 1–5. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  31. ^ Chelsea 3–2 Shakhtar Donetsk. Vizituar në 24 Shtator 2012.
  32. ^ Chelsea miss out on Willian as Anzhi close in on deal. Metro (31 Janar 2013). Vizituar në 23 Gusht 2013.
  33. ^ Anzhi signs Willian from Shakhtar. Fox Sports (1 Shkurt 2013). Vizituar në 23 Gusht 2013.
  34. ^ Виллиан выбрал номера 10 и 88 (Rusisht). fcanji.ru (2 Shkurt 2013). Vizituar në 2 Shkurt 2013.
  35. ^ Willian delighted to sign for Anzhi Makhachkala. Goal.com. 2 Shkurt 2013. Retrieved 6 Shkurt 2013. 
  36. ^ Tottenham and Chelsea transfer target Willian poised for bargain move as Anzhi slash budget. Daily Mirror (7 Gusht 2013). Vizituar në 23 Gusht 2013.
  37. ^ Willian: Chelsea confirm deal for Brazil midfielder. BBC Sport. 25 Gusht 2013. Retrieved 25 Gusht 2013. 
  38. ^ WILLIAN TRANSFER COMPLETED. Chelsea F.C. 28 Gusht 2013. Retrieved 28 Gusht 2013. 
  39. ^ Chelsea 1–2 Basel. BBC Sport. 18 Shtator 2013. Retrieved 18 Shtator 2013. 
  40. ^ Norwich City 1–3 Chelsea. BBC Sport. 6 Tetor 2013. Retrieved 6 Tetor 2013. 
  41. ^ Matchday results. Premier League. 5 Tetor 2013. Retrieved 6 Tetor 2013. 
  42. ^ Chelsea 3-0 Southampton. Premier League. 1 Janar 2014. Retrieved 1 Janar 2014. 
  43. ^ Willian - UEFA.com. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  44. ^ Gabon 0 Brazil 2. Goal.com (10 Nëntor 2011). Vizituar në 16 Gusht 2013.
  45. ^ A second half onslaught gave Brazil a fine 5–0 friendly victory over Honduras. Eurosport (17 Nëntor 2013). Vizituar në 13 Shkurt 2014.
  46. ^ Willian. Vizituar në 21 Shtator 2012.

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Willian