Wu Bangguo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Wu Bangguo


Wu Bangguo (kinezçe: 吴邦国)), anëtar i Komitetit të Përhershëm të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 10-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, lindi në korrik të vitit 1941 në Feidong të provincës Anhui; u pranua në Partinë Komuniste të Kinës në prill të vitit 1964 dhe filloi punën në shtator të vitit 1966 pasi u diplomua nga fakulteti i shkencës radio-elektronike të Universitetit Tsinghua; ka fituar titullin "Inxhinier".

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

1985-1991 Zv/sekretar i Komitetit të PK të Kinës për qytetin Shangai;

1991-1992 Sekretar i Komitetit të PK të Kinës për qytetin Shangai;

1992-1994 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës dhe sekretar i Komitetit të PK të Kinës për qytetin Shangai;

1994-1995 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës dhe sekretar i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës;

1995-1997 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, sekretar i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës dhe nënkryetar i Këshillit të Shtetit;

1997-1998 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës dhe nënkryeministër;

1998-1999 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, nënkryetar i Këshillit të Shtetit dhe sekretar i Komisionit të Çështjeve të Ndërmarrjeve të Mëdha Qendrore;

1999-2002 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, nënkryetar i Këshillit të Shtetit, anëtar i Grupit Udhëheqës të Anëtarëve të Partisë të Këshillit të Shtetit dhe sekretar i Komisionit të Çështjeve të Ndërmarrjeve të Mëdha Qendrore;

2002-2003 Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, nënkryetar i Këshillit të Shtetit, anëtar i Grupit Udhëheqës të Anëtarëve të Partisë të Këshillit të Shtetit dhe sekretar i Komisionit të Çështjeve të Ndërmarrjeve të Mëdha Qendrore;

2003 deri më sot Anëtar i Komitetit të Përhershëm të PK të Kinës dhe kryetar i Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 10-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.