Xavier Bout de Marnhac

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjeneral Lejtnant Xavier de Marnhac lindi më 7 korrik të vitit 1951TrieriGjermania.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Atij i është caktuar detyra pranë Akademisë ushtarakë Franceze të Saint-Cyr në vitin 1971, dhe ka shërbyer në njësinë e blinduar dhe të kalorësisë. Si Lejtnant dhe Kapiten në degën e Kalërimit, ai ka shërbyer në dy regjimente të ndryshme të blinduara lehtë, dhe ka komanduar një kompani të zbulimit në Regjimentin e katërt Hussars. Më vonë si kolonel ka komanduar Regjimentin tankist Cuirassiers 6/12. Gjithashtu për katër vite ka qenë udhëheqës i ekipit të forcave speciale operacionale në Regjimentin e parë të marinës këmbësorike parashutiste.

Karriera e tij është e karakterizuar me caktime të shpeshta në njësi, sektore apo agjensione të ndryshme të intelegjencës. Ka shërbyer suksesshëm në Regjimentin ajror Dragon 13 dhe në Shtabin e Ushtrisë Franceze G2/1st . Në mes të viteve 1993 dhe 1996 ai ka punuar si këshilltar i intelegjencës për Ministrin Francez të Mbrojtjes. Nga viti 1999 deri në vitin 2004, ai ka qenë zëvendës drejtor dhe drejtor i operacioneve në Agjensinë Franceze të Intelegjencës (DGSE). Gjen. Lejtnant de Marnhac ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Ai ka qenë i caktuar dy herë në Gjermani dhe ka kaluar një vit në ShBA për të përcjellë kursin për komandim dhe shef të shtabit të përgjithshëm. Ka shërbyer në misione të shumta në shumë shtete të Afrikës, në shumicën e shteteve Evropiane dhe gjithashtu ka shërbyer edhe në Lindje të mesme dhe Azinë qendrore.

Nga gushti 2005 deri në shkurt 2006 ai është caktuar në Kosovë si zëvendës Komandant i KFOR-it. Pasë përfundimit të studimeve në qendrën e përbashkët për studime ushtarake të avancuara (CHEM), dhe në institutin për studime të larta kombëtare mbrojtëse (IHDN) në Paris, ai është promovuar me gradën Gjen. Brigade në 2001.

Nga 2005 deri më 2007, si Gjen. Major, ai ka udhëhequr komandën e forcave zbarkuese Nr 2 në Nantes. I promovuar në Gjen. Lejtnant ai është caktuar për të marrë komandën e KFOR-it me 31 gusht.