Xhamia e Allajbegisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Allajbegisë
LlojiArkitekture
VendndodhjaBurim, Dibër, Dibër, Shqipëri
Koordinatat41°34′44″N 20°27′48″E / 41.578806°N 20.463389°E / 41.578806; 20.463389
Ndërtuar1578, Shek XVI
Organi drejtuesDRKK Shkodër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar68/1 / 1970
Nr. i referencësDI021
TipologjiaXhami
Xhamia e Allajbegisë is located in Earth
Xhamia e Allajbegisë (Earth)

Xhamia e Allajbegisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Burim, rrethi i Dibrës, në qarkun e Dibrës, Shqipëri.[1]

Interiori i xhamisë

Ajo është ndërtuar në vitin 1578 dhe i takon tipologjisë së xhamive të vogla monumentale me kupolë, minare dhe hajat. Teknika e përdorur e klauzonazhit është një veçori e rrallë për rajonet verilindore të Shqipërisë. Xhamija e Allajbegisë përbëhet nga salla e lutjeve në formë kubike e mbyllur me një kuve, minareja dhe themelet e një portiku të shembur si pasojë e një tërmeti. Dera në anën veriore shërbente për të hyrë në sallën e lutjeve. Mihrabi dhe gjurmë të mimbar janë gjetur në murin jugor të dhomës të ndërtuar me dru. Salla e lutjeve është mbuluar nga një kupolë në formë sferike. Në muret perëndimore, jugore dhe lindore janë vendosur nga tre dritare në dy rreshta, ndrësa në murrin verior ndodhen vetëm në një rresht. Xhamija e Allajbegisë përfaqëson një monument me rëndësi kombëtare I shpallur ne vitn 1970 monument kulture i kategorisë së parë.[2]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I DIBRËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2016. Marrë më 28 dhjetor 2016.
  2. ^ "Ndërtesa fetare me statusin "Momument Kulture"". Komiteti Kombëtar i Republikës së Shqipërisë mbi Kultin. Marrë më 28 tetor 2010.