Xhamia e mbretit (Berat)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull ka lidhje me Xhaminë e mbretit në Berat. Për artikuj të ngjashëm kliko këtu.

Koordinatat:40°42′20″ Veri 19°57′07″ Lindje 40.705556° Veri 19.951944° Lindje

Pamje e jashtme e Xhamisë Mbret
Pamje e brëndshme e Xhamisë Mbret

Xhamia Mbret është një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit e shpaluur monument kulture që në vitin 1948. Ajo është pjesë e kompleksit të Qendrës Islamike dhe është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti II në fund të shekullit të XV. Përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minareja.

Në sallën e lutjeve tavani masiv i pikturuar, mafili i gjerë me dy kate i mbështetur mbi dy shtylla druri, mihrabi ne murin fundor dhe mimberi në anën e djathtë të mihrabit formjnë strukturën dekorative të saj. Në qendër të tavanit ka rozeta me mbishkrime të thënieve të ndryshme kuranore. Një frizë poshtë tavanit përmban 99 emrat e bukur të zotit.

Salla e lutjeve paraprihet nga një portik i hapur. Portiku ka tavanin e tij dhe në murin verior të tij ndodhet një tjetër mihrab në mënyrë që besimtarët e shumtë të mund të falen edhe në portik. Portiku është më i ri se Xhamia dhe është ndërtuar në fund të shekullit të XVIII nga Usta Dush Barka. Ai qarkohet nga një harkadë e mbështetur në kollona guri.

Pjesa e sipërme e minares është rindërtuar vitet e fundit ndërsa bazamenti i saj është ndërtuar me teknikë klausonazhi dhe është një prej elementëve arkitektonikë që i përkasin ndërtimit të parë të xhamisë në shekullin e XV. Nga jashtë Xhamia është tërësisht e suvatuar dhe mbi suvatim është vizatuar për të imituar muraturën e saj.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Gabim në stampën Cite Web: Parametrat url dhetitle janë të detyrueshëm..