Xhavit Visoka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhavit Visoka lindi më 16 shkurt të vitit 1973Prishtinë, është boksier shqiptar në kategorinë gjysmë të rëndë të boksit profesionist.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karrierën e boksit e fillon qysh herët në klubin më të mirë në Kosovë, K.B.Prishtina. Qysh në fillim të karieres së tij ai vleresohej shumë nga ekspertët kosovarë të boksit, mirëpo situate që po kalonte Kosova në atë kohë e detyron atë që ta braktisë Kosovën dhe të emigrojë në Gjermani. Edhe atje dëshmohet si talent i rrallë dhe shumë shpejt bëhet pjesë e klubit të boksit amator BC Esslingen, një klub me renome në boksin amator gjerman, ku përveç të tjerëve ka filluar karrierën edhe boksieri i famshëm shqiptar me pasaportë gjermane, Luan Krasniqi. Gjatë kësaj periudhe zhvillon 63 meçe amatore si pjesë e klubit Esslingen, duke arritur një rezultat impresiv prej 59 fitoresh dhe veëm 3 humbjeve e një barazimi. Pas përfundimit të luftës në Kosovë rikthehet në vendlindje dhe menjëherë aktivizohet me klubin e Prishtinës. Gjithçka tjetër është një histori e njohur pasi 6 titujt e kampionit të Kosovës në kategorinë gjysmë të rëndë si dhe fitimi i turneve të shumtë ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit e bëjnë atë njërin prej boksierëve më të suksesshëm kosovar të dekadës së fundit. Gjatë gjithë karrierës si amator ka zhvilluar 233 duele, prej të cilave numëron vetëm 9 humbje dhe 3 barazime.

Si profesionist[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 2 shtator të vitit 2006 kalon në boksin profesionist duke debutuar përballë ruso-gjermanit Ewgeni Shapavalov në një mbrëmje të organizuar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Karriera e tij profesioniste vazhdon me tre fitore radhazi në Sllovaki.