Xhigoro Kano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Xhigoro Kano (28 Tetor 18604 Maj 1938) - Themeluesi i sportit luftarak xhudo është lindur në vitin 1860 në qytetin e mikagës, në rajonin bregdetar Kobe të Japonisë. Në vitin 1871 familja e tij shpërngulet në Tokio, ku edhe u bë student i Universitetit mbretëror, kurse në vitin 1882 themeloi institutin e vet të mirënjohur për mësimin e xhudos KODOKAN. Me studimin dhe përshtatjen e shkathtësive të vjetra luftarake (ndeshëse, mundëse) krijoi sportin s bashkëkohor me të cilin sot merren njerëz nga shumica e vendeve të botës. Një nga meritat kryesore të tij është vërtetimi i parimit të nxerrjes së kundërshtarit nga gjendja e ekuilibrit dhe futja e biomekanizmit si bazë për analizën e mirëfilltë të teknikës në xhudo.

Autoriteti i themeluesit të xhudos Xhigoro Kano ka qenë i pakontestueshëm. Gjatë jetës së tij ka ushtruar funksione me përgjegjësi të madhe si ministër i arsimit, këshilltar i parë i Pjer Kuberten, themeluesit të lojërave moderne olimpike. Ishte themelues dhe kryetar i parë i lidhjes se sporteve te Japonisë. Vdiq në vitin 1938 në anije gjatë kthimit nga Kairoja, në moshën 79 vjeçare.