Xhindi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Xhindët (ar. الجن al-xhinn; njëjës Xhindi, ar. الجني al-xhinni) janë krijesa të krijuara nga Allahu, nga zjarri që nuk lëshon tym.

Ata janë të përmendur në Kuran (në suren e 72-të, e quajtur Suretu El Xhinn) si krijesa që banojnë në një botë të padukshme për njerëzit. Xhindët, ashtu si njerëzit, kanë liri të zgjedhin a të bëjnë mirë ose keq. Këtë liri nuk e kanë engjëjt. Si njerëzit, kanë shoqërinë e tyre dhe jetojnë në bashkësi. Ata nuk janë të dukshëm për njerëzit, por në të kundërt, ata i shohin njerëzit.