Xhon Loku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


XHON LOKU (1632 – 1704) Teoria e njohjes. Përfundimi i tij ishte se njohja reduktohet tek idetë, por këto nuk janë idetë e Platonit, por idetë që vijnë nga objektet e përvojës sonë. Origjina e ideve është eksperienca dhe kjo e fundit merr dy forma: ndijimin dhe pasqyrimin. Të gjitha idetë, pa përjashtim, vijnë tek ne përmes shqisave, përmes të cilave njohim eksperiencën e botës jashtë nesh dhe, me anë të pasqyrimit të tyre, ne i kthejmë ato në një përvojë të mbrendshme. Me pasqyrim kuptohen informacionet që mendja përpunon nëpërmjet veprimit të saj; por këtë përpunim ajo nuk mund ta fillojë pa u furnizuar me ide dhe këto ide vijnë nga jashtë nëpërmjet ndijimeve. Kjo do të thotë, që mendja e njeriut, në fillimet e saj, është si një fletë e bardhë. Idetë e lindura nuk ekzistojnë. Është e qartë se Loku, i cili thoshte se të gjitha idetë vijnë nga përvoja, do të kundërshtonte teorinë e ideve të lindura. Ai theksoi se ‘ky është një opinion i krijuar nga disa njerëz që mendojnë se në mendjen e njeriut ka disa parime të lindur të stampuar në të, të cilt shpirti i merr që në fillimet e tij dhe i sjell ato me ardhjen e tij në jetë’. Loku jo vetëm që e kundërshtoi, por ai e quajti këtë doktrinë një mjet të rrezikshëm në duart e atyre që mund ta keqinterpretojnë atë. Në qoftë se një diktator i mençur do të bindte njerëzit, se disa parime janë të lindur, atëherë ai do t’i largonte ato nga përdorimi i arsyes dhe i gjykimit të tyre dhe do t’i bënte t’i merrnin këto parime sit ë vërtetë pa asnjë analizë të mëtejshme’; dhe ‘në këtë gjendje të një besimi të verbër ato mund të qeveriseshin më lehtë…’ Rrallë thoste Loku ‘këto parime të përgjithshme janë përmendur në kasollet e indianëve dhe akoma më rrallë ato gjenden në mendjen e fëmijëve…’ Atëherë, në qoftëse të tillë parime kuptohen vetëm pas maturimit të mendjes, pse dueht t’i quajmë ato të lindur? Sipas vështrimit të Lokut, doktrina e ideve të lindura ishte e panevojshme, sepse ajo nuk përmbante asgjë që ai të mos e shpjegonte me termat e teorive të tij empirike për origjinën e ideve. Idetë e thjeshta dhe komplekse. Loku supozonte se njohja mund të shpjegohej nga zbulimi i lëndëve të para, prej së cilës ajo është formuar. Për këta elemente ai thoshte: ‘Le të supozojmë se mendja është një letër e bardhë, e zbrazët nga të gjitha veçoritë dhe pa asnjë ide. – Si do të kompletohet ajo? Nga do të vijë materiali për arsyetimin dhe njohjen? Kësaj unë i përgjigjem me një fjalë, nga PËRVOJA’. Përvoja na jep dy burime për idetë: ndijimet dhe perceptimet. Me anën e shqisave ne marrim një sërë perceptimesh të qartë, të cilët bëhen përcjellës të objekteve të jashtëm tek ne. Për shembull, që këtej ne mund të kuptojmë se sin a krijohet ideja e së verdhës, e së bardhës, e të ngrohtit, të ftohtit, të butës, të fortës, të ëmblës, dhe e të gjithë cilësive që ndijohen. Ana tjetër e përvojës është pasqyrimi, i cili është një veprimtari mendore, që krijon ide duke u mbështetur në idetë e mëparshme të marra prej shqisave. Pasqyrimi përfshin perceptimin, të menduarit, dyshimin, të besuarit, arsyetimin, njohjen, të dëshiruarit, dhe të gjitha llojet e veprimtarisë mendore, që krijojnë ide po aq të qarta sa ato që kemi marrë nga trupat e jashtëm, që kanë ndikuar mbi shqisat tona. Idetë e thjeshta krijojnë burimin kryesor të lëndës bruto, prej nga është krijuar njohja jonë. Këto ide janë thitur nga mendja nëpërmjet shqisave në mënyrë passive. Kur ne shikojmë një objekt, idetë vijnë të renditura në mendje, secila në një skedar të veçantë. Idetë e thjeshta e kanë burimin fillestar tek ndijimet; por ato gjithashtu burojnë nga pasqyrimi. Ashtu si shqisat ndikohen nga objektet, ashtu edhe mendja është e ndërgjegjshme për idetë që merr. Në lidhje me idetë që merr prej shqisave, mendja mund të zhvillojë të tjera ide të thjeshta përmes arsyetimit dhe gjykimit; kështu p.sh një ide e thjeshtë e pasqyrimit mund të jetë gëzimi ose dhimbja, ose ideja e fuqisë e cila fitohet nga vëzhgimi i ndikimit që kanë trupat natyrorë tek njëri-tjetri. Nga ana tjetër, idetë komplekse, nuk janë thithur në mënyrë passive, por janë vendosur së bashku prej mendjes si një bashkim i ideve të thjeshta. Kështu për të krijuar idenë komplekse të një cope sheqeri, mendja do të bashkojë idenë e bardhësisë, fortësisë dhe ëmbëlsisë. Cilësitë primare dhe sekondare. Për të përshkruar me më shumë detaje se si ne fitojmë idetë tona, Loku e ktheu vëmendjen e tij tek problem se si idetë janë të lidhura me objektet që i krijojnë ato. A riprodhojnë idetë tona saktësisht objektet që ne ndijojmë? Në qoftë se marrim një top prej dëbore, i cili është marrëdhënia midis ideve tona, që na jep topi prej dëbore dhe natyrës reale të topit prej dëbore, atëherë ne kemi ide të tilla si: e rrumbullakët, lëvizje, e fortë, e bardhë dhe e ftohtë. Duke ju referuar këtyre ideve, Loku thotë se, objektet kanë cilësi dhe ai e përcakton një cilësi si ‘fuqia (e një objekti) për të krijuar një ide në mendjen tonë’. Cilësitë i përcakton si primare dhe sekondare. Cilësitë primare janë ato ‘që ekzistojnë vërtetë mbrenda vetë trupave’; kështu idetë tona, që krijohen nga cilësitë primare, i ngjajnë plotësisht cilësive që i përkasin objekteve. Për shembull, topi i borës duket i rrumbullakët dhe është i rrumbullakët; duket se është duke lëvizur dhe vërtetë është duke lëvizur. Nga ana tjetr, cilësitë dytësore krijojnë në mendjen ton ëide, të cilat nuk janë objekte analoge, të cilat nuk janë në objekt. Ne kemi idenë e të ftohtit, kur e prekim topin e borës, dhe atë të bardhësisë kur e shohim atë. Por, në vetë topin e borës nuk ka as ftohtësi as bardhësi; ajo çfarë ka topi i borës është cilësia, është fuqia për të krijuar tek ne idenë e ftohtit dhe bardhësisë. Atëherë mund të themi se cilësitë primare i referohen ftohtësisë, shtrirjes, pamjes, lëvizjes apo të tjera si këto, të cilat janë një numër cilësish, që i përkasin objektit. Cilësitë dytësore si ngjyrat, tingujt, shijet dhe erërat nuk i përkasin trupave, në masën që mund të shërbejnë si fuqi për të krijuar tek ne idetë. Rëndësia e dallimit, që bëri Loku, ndërmjet ideve primare dhe sekondare është sepse me anë të tij ai kërkoi të bënte dallimin midis shfaqjes dhe realitetit. Subsancat. Si mund të kemi ne ide për cilësinë, pa supozuar se ekziston një substancë ku këto cilësi ekzistojnë. Në qoftëse do të bëjmë pyetjen se cila ka formë apo ngjyrë, përgjigja do të ishte: diçka solide dhe në shtrirje. Këtu solide dhe e shtrirë janë cilsitë primare; dhe në qoftë se ne do pyesnim se ku janë ato, Loku do të përgjigjej: tek substanca. Loku pa në konceptin e substancës shpjegimin e ndijimeve, duke thënë se ndijimet janë krijuar nga substanca. Kështu është substanca ajo që përmban fuqinë, e cila i jep rregull dhe qëndrueshmëri ideve tona. Pra, është substanca ajo që krijon objektin e njohjes shqisore. Loku nxitej nga logjika e thjeshtë e çështjes për të thënë se, në qoftë se diku ka lëvizje, atëherë aty ka diçka që lëviz; se cilësitë nuk mund të lëvizin në ajër, pa pasur diçka që i mban ato të kushtëzuara. Në qoftë se ekziston mendimi, atëherë duhet të ekzistojë diçka që mendon. Ne gjithashtu kemi idenë për Zotin, e cila njësoj si ideja e substancës në përgjithësi, nuk është e qartë dhe e dallueshme. Idetë komplekse që ne kemi për Zotin dhe shpirtërat e ndarë janë krijuar nga idetë e thjeshta, që ne kemi marrë prej pasqyrimit. Shkallët e njohjes. Lloku e përcaktoi njohjen si ‘perceptimi i lidhjes, i marrëveshjes ose i mosmarrveshjes, dhe mospërputhje e ndonjë prej ideve tona’. Idetë hyjnë sipas skedarëve të veçantë në mendjen tonë, por sapo ato janë mbrenda saj mund të lidhen me njëra tjetrën në mënyra nga më të ndryshmet. Disa nga lidhjet, që krijojnë këto ide me njëra tjetrën, varen nga përvoja që marrim ne prej objekteve. Disa të tjera krijohen nga veprimi i imagjinatës, e cila mund të rirregullojë idetë tona të thjeshta dhe komplekse, për t’i përshtatur ato me përfytyrimet tona. Kemi tri mënyra perceptimi: intuitive, demonstrative dhe shqisor. Njohja intuitive është e menjëhershme, e padyshimtë dhe ‘më e qartë dhe e sigurt nga ç‘është në gjendje të përcaktojë njeriu si qenie e dobët’. Të tilla njohje si ‘shkëlqimi i diellit kapen nga mendja njerëzore që në momentin e parë’. Ne mund të kuptojmë, që një rreth nuk është katërkëndësh dhe se gjashta nuk është tetë, sepse ne mund të kuptojmë mospërputhjen e këtyre ideve me njëra-tjetrën. Përveç këtyre të vërtetave formale apo matematike, intuita mund të na çojë dhe drejt njohjeve me gjëra, të cilat lidhen me ekzistencën. Nga intuita ne njohim se ekzistojmë. Njohja demonstrative ndodh kur mendja përfshihet në përpjekjen për të zbuluar marrëveshjet apo mosmarrëveshjet ndërmjet ideve, duke kërkuar akoma mbështetjen e ideve të tjera. Por pot a shikosh idealisht, arrin në përundimin se çdo hap i demonstrimit duhet të ketë siguri intuitive. Loku argumentonte se përderisa janë krijuar gjëra, të cilët fillojnë dhe përfundojnë në kohë, do me thënë janë të vdekshme, dhe përderisa një njeri i parëndësishëm nuk mund të krijojë asnjë qenie reale, atëherë është një provë e qartë, që diçka tjetër ka ekzistuar që nga përjetësia’. Duke arsyetuar në të njëjtën mënyrë, ai arriti në përfundimin se kjo Qenie është ‘më e njohura’ dhe ‘më e fuqishmja’, dhe që ‘është e qartë për mua, se njohja, që ne kemi për Zotin, është shumë më e sigurtë për ne se sa çdo gjë tjetër, që shqisat nuk na e kanë zbuluar akoma’. Njohjen shqisore Loku nuk e vuri në dyshim se gjërat jasht nesh ekzistojnë, sepse ndryshe, nga o t’i merrnim idetë tona të thjeshta? Por njohja shqisore, thoshte ai nuk na jep siguri dhe as nuk shtrihet shumë larg. Ne ndijojmë se shikojmë një njeri dhe nuk kemi asnjë dyshim që ai ekziston, por, kur ai largohet, ne nuk jemi më të sigurt për ekzistencën e tij. ‘Meqenëse është tepër e mundshme që miliona njerëz të ekzistojnë tani, ndërsa unë jam vetëm duke shkruar këtë, unë nuk kam atë dije të cilën jemi mësuar ta quajmë dije; megjithatë, ngjashmëritë e mëdha m’i shtyjnë dyshimet e kaluara…’ Njohja shqisore na jep disa shkallë njohjeje, por jo siguri. Pra përfundimisht, mund të themi se njohja intuitive është ajo që na jep siguri; njohja demonstrative na tregon ekzistencën e Zotit dhe njohja shqisore na tregon se njerëzit dhe gjërat e tjera ekzistojnë, por vetëm atëherë kur ne i perceptojmë ato. Teoria morale dhe politike e Lokut. Fjala kyçe e etikës, e mirë, është plotësisht e kuptueshme, sepse kushdo e kupton se fjala e mirë përdoret për: ‘Gjërat që janë të mira ose të këqija vetëm në lidhje me gëzimin dhe hidhërimin. Pra ne quajmë të mirë atë që është e aftë të sjellë apo të rrisë kënaqësitë, ose të largojë dhimbjen…’. Disa lloj sjelljesh na sjellin kënaqësi, ndërkohë që disa të tjera na sjellin dhimbje. Morali ka të bëjë pra me zgjedhjen e së mirës e dëshirën për të. Si përcaktim më të plotë për etikën, Loku thoshte se ‘e mira morale dhe e keqja janë vetëm pajtim ose mospajtim i veprimeve tona të vullnetshme vetëm me disa ligje’. ‘Dhe ai flet për tre lloj ligjesh, ku përfshihen: ligji i opinioneve, ligji civil dhe ligji hyjnor. Ligji i opinioneve jep gjykimin e komunitetit për llojin e sjelljeve që do të çonin drejt lumturisë: përputhja me këtë ligj është quajtur virtyt, megjithëse është vënë re se komunitete të ndryshëm kanë ide të ndryshme për domethënien e virtytit. Ligji civil është krijuar nga shteti dhe është zbatuar nga gjykata. Ligji hyjnor, të cilin njeriu mund ta njohë si nëpërmjet arsyes së tij ashtu edhe nga kërkimet, është ligji i vërtetë i sjelljes njerëzore: ‘i cili i është dhënë njeriut nga Zoti për të qeverisur veten dhe unë mendoj’, thotë Loku, ‘që asnjëri nuk është kaq mosmirënjohës, sat a mohojë këtë’. Kështu që, në perspektivë, si ligji i përshtypjeve, ashtu edhe ligji civil, duhet të bëhet në përputhje me ligjin hyjnor, ‘kriterin e vërtetë të të drejtave morale’. Arsyeja e mospërputhjes ndërmjet këtyre tre ligjeve është sepse njeriu kurdoherë tenton të zgjedhë kënaqësinë e çastit në vend që të zgjedhë atë që ka vlerë të qëndrueshme.


Artan D. Gostivar February 04 2009 Gjimnaz "GOSTIVAR" Komuna Gostivar