Yevhen Konoplyanka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Yevhen Konoplyanka

Konoplyanka me Dnipron në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëYevhen Olegovych Konoplyanka
Datëlindja (1989-09-29) 29 shtator 1989 (34 vjeç)
VendlindjaKirovohrad, Ukrainë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)[1]
PozicioniAnësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Shakhtar Donetsk
Numri15
Karriera me të rinjtë
2002–2004Olimpik Kirovohrad
2004–2005Sports school 2 (Kirovohrad)
2006Dnipro Dnipropetrovsk
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2015Dnipro Dnipropetrovsk157(35)
2015–2017Sevilla32(4)
2016–2017Schalke 04 (huazim)17(1)
2017–2019Schalke 0440(5)
2019–Shakhtar Donetsk18(3)
Karriera ndërkombëtare
2006Ukraina U173(2)
2007–2008Ukraina U199(3)
2008–2011Ukraina U2116(5)
2010–Ukraina85(21)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 qershor 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 tetor 2019

Yevhen Olehovych Konoplyanka (Ukrainisht: Євген Олегович Коноплянка; lindur më 29 shtator 1989) është një futbollist profesionist ukrainas i cili luan si anësor për klubin ukrainas Shakhtar Donetsk dhe kombëtaren ukrainse.

Konoplyanka debutoi me Ukrainën në vitin 2010, dhe që nga ajo kohë ka luajtur më shumë se 80 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 20 gola. Ai përfaqsoi vendin e tij në UEFA Euro 2012, ku Ukraina ishte një nga dy vendet organizatore dhe UEFA Euro 2016, si dhe është tre herë fituesi i çmimit Futbollisti Ukrainas i Vitit.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në moshën 7 vjeç, Konoplyanka nënshkroi për një klasë karateje, ku në të njëjtën kohë luante edhe futboll, duke fituar edhe rripin e zi.[2] Ai është një produkt i akademisë së FC Olimpik Kirovohrad dhe i trajnerit Yuriy Kevlich.[2] Ai gjithashtu luajti në Kampionatin Kombëtar Ukrainas të të Rinjëve, duke përfaqsuar DYuSSh-2 Kirovohrad.

Dnipro Dnipropetrovsk[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konoplyanka u bashkua me FC Dnipro Dnipropetrovsk në moshën 16 vjeç.[2] Në dimrin e vitit 2006, ai u promovua në skuadrën e rezervave të Dnipro Dnipropetrovsk me një pagë fillestare 300 $.[3]

Debutimi i tij me skuadrën e parë erdhi më 26 gusht 2007 në barazimin pa gola kundër Hoverla UzhhorodPremier Ligës Ukrainase; ai u aktivizua në minutat e fundit të ndeshjes në vend të Jaba Kankava.[4] Goli i tij i parë në Premier Ligën Ukrainase erdhi më 28 shkurt 2010 në një ndeshje në shtëpi kundër Zorya Luhansk e cila u mbyll në barazim 2–2.[5] Në pjesën e dytë të sezonit 2009–10, Konoplyanka i nisi si titullar dhe luajti 90 minuta në të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit.

Në mars 2011, trajneri në largim i Dynamo Kyiv, Oleh Luzhny, shprehu dëshirën e tij për të pasur Konoplyankën në skuadrën e tij, me Dynamon e cila do t'i bënte një ofertë 14 milion klubit të lojtarit.[6] Në përgjigje, trajneri i Dnipros Juande Ramos i vendosi një çmim të madh lojtarit që varjonte nga 50 në 60 milion €; ai komentuar: "Në urdhër për të ndërtuar një skuadër të mirë, lojtarët e mirë duhet të qëndrojnë këtu".[7]

Në janar 2014, Konoplyanka ishte pranë transferimit te klubi anglez Liverpool për 16 milion £, e cila ishte klauzola e tij e lirimit, megjithatë, presidenti i Dnipros Ihor Kolomoyskyi refuzoi transferimi.[8]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konoplyanka në një duel me suedezin Mikael LustigUEFA Euro 2012.

Konoplyanka bëri debutimin e tij ndërkombëtar më 25 maj 2010, duke luajtur 90 minuta në fitoren 4–0 kundër LituanisëKharkiv. Katër ditë më vonë në Arena Lviv, ai shënoi golin e barazimit të Ukrainës e cila përmbysi disavantazhin kundër Rumanisë duke fituar ndeshjen me rezultatin 3–2.

Në turnamentin e Euro 2012, Konoplyanka luajti si titullar në të tre ndeshjet e kombëtares, duke asistuar golin e fitores së Andriy Shevchenko në ndeshjen e parë kundër Suedisë. Megjithatë, kjo fitore ishte e pavlefshme pasi Ukraina u eleminua në fazën e grupeve.

Më 11 shtator 2012, Konoplyanka shënoi një gol nga një distancë e largët në barazimin 1–1 kundër AnglisëWembley Stadium, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2014. BBC tha për performancën e tij: "Yevhen Konoplyanka i madh zhvilloi në një paraqitje mjeshtërore në mesfushë.[9]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konoplyanka është përshkruar si një lojtar i gjithanshëm, me vizion të mirë, pasues, me ritëm, driblues, dhe krijues.

Teknikisht, ai luan si një sulmues i lirë dhe me raste luan edhe si organizator. Ai është komod si në sulm edhe në krah, por edhe në mes të fushës. Ai filloi një rol më të avancuar, duke luajtur si anësor në formacionin 4-3-3.

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 29 nëntor 2014 [10][11]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Dnipro Dnipropetrovsk 2007–08 Premier Liga Ukrainase 2 0 1 0 0 0 3 0
2008–09 12 0 0 0 0 0 12 0
2009–10 22 4 2 0 24 4
2010–11 25 6 3 0 3 0 31 6
2011–12 28 8 2 1 2 0 32 9
2012–13 20 2 3 0 9 3 32 5
2013–14 27 8 1 1 8 4 36 13
2014–15 21 7 4 0 17 1 42 8
Gjithsej 157 35 16 2 39 8 212 45
Sevilla 2015–16 La Liga 32 4 7 1 12 2 1[a] 1 52 8
2016–17 0 0 0 0 0 0 2[b] 1 2 1
Gjithsej 32 4 7 1 12 2 3 2 54 9
Schalke 04 2016–17 Bundesliga 17 1 2 3 8 2 27 6
2017–18 27 4 3 2 30 6
2018–19 13 1 2 0 6 0 21 1
Gjithsej 57 6 7 5 14 2 78 13
Shakhtar Donetsk 2019–20 Premier Liga Ukrainase 18 3 1 0 7 1 26 4
Gjithsej karriera 264 48 31 8 72 13 3 2 370 71
  1. ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
  2. ^ Një ndeshje dhe një gol në UEFA Super Kupë, një ndeshje në Supercopa de España

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 14 tetor 2019[12]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Ukraina
2010 6 2
2011 9 2
2012 10 2
2013 10 2
2014 6 0
2015 10 3
2016 9 2
2017 8 2
2018 10 4
2019 7 2
Gjithsej 85 21

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 20 nëntor 2014 [13].

Konoplyanka – golat për Ukrainën
# Data Vendi Kundërshtare Goli Rezultai Kompedicioni
1. 29 Maj 2010 Ukraina Stadium, Lviv, Ukrainë Flamuri Rumania 2–2 3–2 Ndeshje Miqësore
2. 17 nëntor 2010 Stade de Genève, Gjenovë, Zvicër Flamuri Zvicra 2–2 2–2 Ndeshje Miqësore
3. 2 shtator 2011 Metalist Stadium, Kharkiv, Ukrainë Flamuri Uruguaji 2–1 2–3 Ndeshje Miqësore
4. 11 nëntor 2011 NSC Olympiyskiy Stadium, Kyiv, Ukrainë Flamuri Gjermania 2–0 3–3 Ndeshje Miqësore
5. 29 Shkurt 2012 HaMoshava Stadium, Petah Tikva, Izrael Flamuri Izraeli 0–2 2–3 Ndeshje Miqësore
6. 11 shtator 2012 Wembley, Londër, Angli Flamuri Anglia 0–1 1–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
7. 7 qershor 2013 Podgorica City Stadium, Podgorica, Mali i Zi Flamuri Mali i Zi 0–2 0–4 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
8. 6 shtator 2013 Arena Lviv, Lviv, Ukrainë Flamuri San Marino 5–0 9–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sevilla
Shakhtar Donetsk

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Yevhen Konoplyanka" (në anglisht). FC Schalke 04. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2019. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  2. ^ a b c "Коноплянка: "Всегда знал, что могу играть на этом уровне". Football.ua (në ukrainisht). 23 prill 2010. Marrë më 27 tetor 2014.
  3. ^ "Коноплянка: "Пока склоняюсь к тому, чтобы остаться в Днепре"". Football.ua (në ukrainisht). 24 prill 2010. Marrë më 27 tetor 2014.
  4. ^ "Протокол матча". Championat.com (në ukrainisht). 26 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 27 nëntor 2014.
  5. ^ "ru:Протокол матча". Championat.com (në ukrainisht). 28 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2010. Marrë më 27 nëntor 2014.
  6. ^ ""Динамо" купить лідера "Дніпра" за 14 мільйонів євро?". Football.ua (në ukrainisht). 28 mars 2011. Marrë më 7 gusht 2020.
  7. ^ "Хуанде Рамос: "Пятьдесят-шестьдесят миллионов евро – это была бы хорошая цена за Коноплянку". Football.ua (në ukrainisht). 7 prill 2011. Marrë më 7 gusht 2020.
  8. ^ "Liverpool fail in bid to sign £16m Ukraine forward Yevhen Konoplyanka" [Liverpooli dështon me ofertën 16 milion £ për të blerë sulmuesin e Ukrainës Yevhen Konoplyanka] (në anglisht). The Guardian. 1 shkurt 2014. Marrë më 1 shkurt 2014.
  9. ^ Ben Smith (11 shtator 2012). "Tom Cleverley given reality check on night of frustration for England" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 tetor 2013.
  10. ^ "Yevhen Konoplyanka" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 prill 2014.
  11. ^ "Yevhen Konoplyanka" (në anglisht). World Football. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2020. Marrë më 7 gusht 2020.
  12. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Yevhen Konoplyanka" (në anglisht). National-Football-Teams.com. Marrë më 26 prill 2014.
  13. ^ "Yevhen Konoplyanka" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 26 tetor 2013.
  14. ^ "UEFA Europa League squad of the season" [Skuadra e Sezonit e UEFA Ligës së Evropës] (në anglisht). UEFA. 3 qershor 2015. Marrë më 7 korrik 2015.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]