Yllka Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Yllka Gashi është një aktore shqiptare  me origjinë  nga Kosova,e cila ka lindur më  30 Gusht 1982 në  Prishtinë .

Ka mbaruar studimet në  Fakultetin e Arteve në  Universitetin e Prishtines.

Yllka e filloi karrierën e saj të  aktrimit në  moshën 17 vjecare pasi u përfshi në  audicionet e saj të  para në  vitin 1999 dhe që  atëherë   është  shfaqur në  produksione të  shumta skenike dhe filma artistikë .

Për publikun njihet me rolin e saj “Zana” në  serialin “Familja Moderne” që  është shfaqur në  kanalin e RTK.

Ajo ka luajtur po ashtu edhe në  filma të  tjerë  të zhanreve të  ndryshme,duke u prezantuar më shumë  suksese.

Në  vitin 2004 ka marrë  cmimin për aktoren më  të  mirë në  Festivalin për Teatër “Setkani/Encounter” në  Ceki .

Ne vitin 2015 emigroi per ne Amerike me bashkeshortin dhe vajzen e saj.

Ne Qershor te vitit 2018,ajo mori rolin e saj te pare anglisht foles se bashku me Kathleen Chalfant ne hitin e familjes mbreterore jashte Broady,Women on Fire.Zbulimi amerikan i Yllkës erdhi në  filmin e mirënjohur “HIVE”(Zgjoi) të  Blerta Bashollit,i cili u bë  filmi i parë  që  fitoi tre cmime të  mëdha të  Festivalit të  Filmit Sundance në  Konkursin Botërorë të  Kinemasë  Dramatike,dhe në rrjetin social

"Facebook” ka postuar një shkrim se “Zgjoi që e punuam me shumë pasion e përkushtim,na hapi dyer e na mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona,por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës”.

Përvec aktrimit Yllka ka shërbyer edhe si Ambasadore e Vullnetit të  mirë të  UNICEF-it dhe si ambasadore artistike e Save The Children-Kosovë ,ku ajo bëri fushatë  për arsimin gjithëpërfshirës për fëmijët me nevoja të  vecanta.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

·        Familja Moderne -2002

·        Kukumi-2004

·        Mesazhi-2008

·        Kombinati-2012

·        Zgjoi (Hive)-2021.


Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.